Dëme të mëdha nga përmbytjet në Kosovë
Tërheqja e ujit nga zonat e përmbytura në Mitrovicë, Skënderaj e Klinë ka nxjerrë në pah dëmet reale të shkaktoi moti i keq që goditi Kosovën pasditen e së enjtes.
Banorët janë shprehur se përmbytje të tilla nuk i kanë hasur kurë në jetën e tyre. Ata kërkojnë ndihmën e shtetit jo vetëm për të larguar ujin dhe baltën që ka mbuluar katet e para të banesave, por edhe për të kompensuar dëmet e shkaktuara.
Ministria e Brendshme në një komunikim për mediat bëri të ditur se po ndërhyhet në infrastrukturën e prekur nga vërshimet në mënyrë që shërbimet dhe qarkullimi për qytetarët të normalizohet.
Gjithashtu në fokus vazhdojnë të jenë kërkesat dhe nevojat e familjeve që janë evakuuar dy ditët e fundit.
Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e përdorin ujin e rrjetit për pirje, para se ta vlojnë. Kjo si një masë për shmangur epidemitë e mundshme që mund të shpërthejnë për shkak të turbullirës që kanë shkaktuar shirat.