MEDIA: SI LLAÇI LIDHËS I TULLAVE TË GODINËS SË DEMOKRACISË
3 Maji shënon Ditën Botërore të Medias. Ftesa ime për çdo koleg në këtë Ditë, është të flasim ca më shumë dhe të reflektojmë më thellë sot për lirinë e fjalës dhe shprehjes, si dhe të na shëbejë kjo për t’u ngritur në lartësinë e misionarit të Fjalës së Lirë.
3 Maji mori cilësimin si Dita Ndërkombëtare e Medias, pas shpalljes si e tillë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Nuk është festë, por një ditë për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’i kujtuar qeverive detyrën e tyre për të respektuar dhe garantuar të drejtën e lirisë së shprehjes, të parashikuar në nenin 19 të Deklaratës Universale e të Drejtave të Njeriut.
Se cila është rëndësia e lirisë së medias, e tregojnë qartazi disa thënie të njerëzve “të rëndë”:
“Siguria e vetme për të gjitha ndodhet në një shtyp të lirë.”
Thomas Jefferson
“Gazetaria nuk mund të heshtë kurrë: ky është virtyti dhe faji i saj më i madh.”
Henry Anatole Grunwald
“Një shtyp i lirë, natyrisht, mund të jetë i mirë ose i keq, por pa dyshim pa liri, shtypi nuk do të jetë kurrë tjetër gjë veçse i keq.”
Albert Camus
“Kur e drejta e publikut për informacion ndodhet nën kërcënim, dhe kur e drejta e fjalës së lirë dhe shtypit të lirë janë në rrezik, të gjitha liritë e tjera janë të rrezikuara.” Christopher Dodd
“Liria e medias, nëse ka një kuptim të vetëm, është liri për të kritikuar dhe kundërshtuar.”
George Orwell
“Unë u bëra gazetar sepse nuk doja të mbështetesha në gazeta për informacion.”
Christopher Hitchens.
“Nuk mund të ketë ligj më të lartë në gazetari sesa të thuash të vërtetën dhe të godasësh të keqen.”
Walter Lippmann
“Gazetarët duhet të kontrollojnë, jo të kontrollohen.”
Newton Lee
“Populli duhet ta mësojë para se të të veprojë dhe nuk ka një mësues që të krahasohet me median.”
Ida.B Wells
“Liria e shtypit nuk është vetëm e rëndësishme për demokracinë, por është vetë demokracia.”
Walter Cronkite
“Liria e shtypit është ajo që lidh së bashku tullat e demokracisë – dhe është gjithashtu dritarja e hapur e ngulitur në ato tulla.”
Shashi Tharoor
“Liria e shtypit është një privilegj i çmuar, nga i cili asnjë vend nuk mund të heqë dorë.”
Mahatma Gandhi
“Unë ende besoj se nëse qëllimi juaj është të ndryshoni botën, gazetaria është një armë e menjëhershme dhe afatshkurtër.”
Tom Stoppard
“Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë.”
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut
“Kushdo që kontrollon median, kontrollon mendjen.”
Jim Morrison