Në lidhje me rastin në Shkodër ka ardhur një reagim i kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci.
“Shkodra, por edhe gjithë opinioni publik ndjehen sot të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve të saj.Inkurajoj fort trupat speciale në gjetjen e trupave dhe institucionet përkatëse në dhënien e versionit zyrtar e dënimit të kujdo që nxiti një veprim të tillë”, shkruan Beci.
Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit Bunë bashkë me 3 fëmijët e mitur.
Disa orë para se të ndërmerrte aktin tragjik, mësohet se 39-vjeçarja dhe fëmijët kishin dalë me kunatën, pra nusen e vëllait të Erdgys Arrazit. Më pas janë ndarë në mënyrë të qetë pa nxitur dyshime për aktin fatal që do ndërmerrte.