Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar ngjarjen e rëndë që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Kavajës, ku 31-vjeçari, Ilvi Meta u gjet pa shenja jete në qelinë e paraburgimit.
Ajo është shprehur në ‘Top Story’ se policia duhet të japë shpjegime se pse i riu është mbajtur në ambientet e paraburgimit. Gjithashtu ajo më tej ka shtuar se të gjitha këto duhet të sqarohen me prova.
“I ndjeri merr statusin e të arrestuarit në orën 16:00 kur i komunikohet akuza, nga ky moment deri në orën 19: 00 jemi të paqartë se çfarë ka ndodhur, për të ndaluarin duhet të ketë urdhër ndalimi nga oficerët. Duhet të sqarohet me prova, thonë se ai ishte shfaqur i qetë. Thonë se ka sekuestruar kamera sigurie. Ata dyshojnë për shpërdorim detyre se ata nuk e kanë mbuikqyrur të ndjerin. Edhe pasi ka marrë statusin e të arrestuarit, ai është mbajtur në të njëjtin ambient.
Ekspertët firmosin në mënyrë unanime, se i riu i ka dhënë fund jetës përmes litarit të kapuçit të bluzës. Ata pretendojnë se kanë zhvilluar të gjithë proedurën. Ata duhet që t’i heqin sendet që dyshohet se janë të rrezikshme”, tha Hoxha.