Kushtetuesja dhe…… Ambasadorët……
Bashkë me mikun tim Milaim Nela, kemi qënë ndër të parët, mbase dhe të vetmit që kemi denoncuar mashtrimin e madh me vendimin e Kushtetueses për votën e Diasporës dhe sidomos me mega mashtrimin e Presidentit të kësaj shoqate, me cilësinë e kërkuesit në këtë gjykatë, lidhur me shtetësinë e tij.
Madje, pothuaj në të gjithë mediat, n’a u bë një bllok aq i madh sa konkuronte edhe vetë bllokun e banditëve Rama – Veliaj në mediat që kontrollojnë e i kanë në shërbim të tyre.
Disponoj prova (të cilat për respekt të gazetarëve që m’i kanë dërguar nuk i bëj publike), se disa gazetarë që guxuan të më ftonin të diskutoja për këtë çështje, u telefonuan, shantazhuan dhe u kërcënuan nga diasporistët “opozitarë” dhe vetë pronarët e tyre.
Sesa të drejta ishin konstatimet dhe denoncimet tona, koha po i vërteton dita ditës.
Për të qenë korrekt me ligjin, miqtë dhe veten, kam deklaruar në çdo denoncim se, vendimi lidhur me votën e diasporës:
- Është puç kushtetues.
- Është vendimi më i errët, i turpshëm dhe më antikushtetues që nga viti 1992.
- Nuk ka dhënë asnjë zgjidhje, përveç se e ka bërë më konfuze këtë çështje.
Po kështu, kam deklaruar në menyrë sistematike se vota e diasporës:
- Është e garantuar me Kushtetutë.
- Është e garantuar me ligjet organike.
Në këtë kuptim, ky vendim qartazi ishte i inicuar dhe mbështetur nga regjimi për faktorizimin politik të kërkuesve ilegjitim, si zëvëndësues potencialë në të ardhmen të sorosistëve Veliaj, Lapaj, Shabani, Soko, Qorri & CO.
Ndryshe nuk mund të shpjegohet një gafë aq e madhe kushtetuese sa të kalohet për shqyrtim dhe pranohet pjesërisht kërkesa e:
- Një shoqate të huaj.
- Një shoqate me President që nuk kishte shtetësi shqiptare.
Pra, për t’a bërë më të qartë:
- Kërkon të votojë dikush që nuk i lejohet se nuk ka shtetësi shqiptare 😉 (foto 1-3).
- Edhe kur e ka bërë në prill 2021 (foto 4-5), ka kryer vepër penale se, ndërkohë që ishte në dijeni të faktit se me vullnet të lirë e të plotë kishte hequr dorë nga shtetësia shqiptare, paiset me kartë identiteti ?????? dhe voton???????
Vendimi i Kushtetueses (foto 7), paraqet qartë dhe pa ekuivok se 2 pikat e mësipërme, janë shumë të qarta dhe të kuptueshme, duke na bindur në përfundimin logjik dhe ligjor se:
- Ky vendim është “qepur” për interes të Edvinit të Kristaqit.
- Sesa i ulët, i pisët dhe tip “Griselde”, ishte mashtrimi publik i Presidentit të shoqatës se shtetësinë “i’a kishin hequr kur kishte fituar gjyqin ne Kushtetuese” ;), ndërkohë që Dekreti i Presidentit është botuar edhe në Fletoren Zyrtare (foto 6).
Po kështu, nëse marim në konsideratë, se në këtë vendim u investua në mënyrë aktive alias proaktive Marsida Xhaferllari alias bashkëjetuesja e Enkeled AliBashës, tregon se çdo denoncim lidhur me këtë vendim, është i bazuar në prova dhe në ligj.
Kushtetutë po e po.
Sot, kur këta diasporistët “opozitarë”, bien dakort me votimin me postë, variant që në 2020 dështoi edhe në SHBA, përforcon bindjen se ky vendim është për t’i shërbyer regjimit të Edvinit të Kristaqit, ku 1.7 milionë që ndodhen jashtë kufinjve, përbëjnë një hambar të madh e të çmuar, ndërkohë që shqiptarët brenda vendit po e refuzojnë dita ditës.
Pse e risolla këtë denoncim lidhur me vendimin për votën e diasporës sot?
Dje bëra një status ironik (se unë kur të “qepem”, nuk ndalem derisa t’a çoj deri në fund), lidhur me mungesën e reagimit të Ambasadorëve që përgëzojnë për çdo gjë, edhe kur Veliaj ndërron një llampë, por edhe kur Edvini shkon në tualet, e nuk “gjejnë kohë” kur shohin se monstra Edvin që krijuan vetë, nuk zbaton vendimet e Kushtetueses.
Jo më kot zgjodha tre vendime, atë të:
- Teatrit Kombëtar.
- Mandatit të Olta Xhaçkës.
- Ligjit për Studentët e Fakultetit të Mjekësisë.
Tani pyetjes që ju mund të bëni lidhur me faktin se pse nga katër (4) vendime unë zgjedh vetëm tre (3), përveç se unë e konsideroj vendimin për votën e Diasporës si puç kushtetues dhe turpin e kësaj gjykate, po i përgjigjem me një pyetje që sqaron gjithë denoncimet dhe akuzat e mia dhe të mikut tim të nderuar, Doktor Milaimit se:
- Si ka mundësi që Ambasadorët nga katër (4) vendime Kushtetuese që nuk ekzekutohen nga mazhoranca, kanë reaguar vetëm për vendimin për votën e Diasporës???????
PS: Besoj është e qartë për këdo ashru si shkresa që Ju paraqes më poshtë.
PS 1: Po vijohet me gabimin e bërë prej kohësh, që ashtu si nga forcat politike, por edhe nga njerëz që duan të madhtrohen që ecet me tezën:
“Është çun i mirë” & “Është çun i bukur” ;), ndërkohë që aktivisti dhe politikani maten nga kontributi.
PS 2: Janë të njëjtët që edhe për Lulzim Bashën thonin të njëjtën gjë edhe ndaj Ambasadorëve mbanin dhe mbajnë të njëjtin qendrim.