14 May, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Tirana City Talks”, Erion Veliaj: Koha të dëgjojmë ekspertët dhe jo gjithollogët

by News Albania
January 19, 2023
in Aktualitet, Kryesore
0
Flet Erion Veliaj: Opozita qesharake, njerëzit i besojnë Partisë Socialiste
77
VIEWS
Share on Facebook

Raporti mes ndërtimeve dhe hapësirave publike dhe si ndikojnë ato në jetën e qytetarëve ishin temë diskutimi mes urbanistëve dhe arkitektëve në tryezën “Tirana City Talks”.

I pranishëm ishte dhe kryebashkiaku Erion Veliaj I cili foli për nevojën që ka kryeqyteteti për tu zhvilluar.

“Lista e zgjedhësve në Bashkinë e Tiranës, që sapo u publikua, përbëhet nga 702 mijë vetë. Janë banorë mbi 18-vjeç me të drejtë vote. Ndërkohë, në 2021 kjo listë ishte 680 mijë. Pra, popullsia mbi 18 vjeç është rritur me mbi 20 mijë vetë brenda dy vitesh. Shumica prej tyre janë familjarë, kanë edhe fëmijë nën moshën 18 vjeç. Në qytet mund të negociohet për shumë gjera, por jo për gjithçka. Numri i njerëzve që jetojnë në Tiranë është diçka e panegociueshme.

Pyetja është: e mbyll derën e shtëpisë apo do të përshtatesh? Ne duhet të përshtatemi. Këtu nuk duhet të diskutohet më a do ndërtojmë pallate të reja, siç thonë gjithologët e famshëm.”
Trendi i rritjes së ekonomisë së Shqipërisë tha kryebashkiaku Veliaj ecën paralele me atë të ndërtimeve në Tiranë .

Kryetari i bashkisë risolli në vëmendje dhe pallatin që u shemb në rrugën “Myslym Keta” i cili ishte shpallur i pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Para 4-5 ditësh ra tërmet në Tiranë, kurse para katër javësh prishëm pallatin e fundit, të dëmtuar nga tërmeti i kaluar, i cili u bë e pikë e madhe diskutimi. E kam fjalën për Pallatin nr. 4, në rr. Myslym Keta, i cili siç e patë, me një të prekur të ekskavatorit, u shkërmoq i tëri. Po të kishim dëgjuar gjithologët, ata që nuk janë ekspertë, urbanistë apo arkitektë, ose po të kisha dëgjuar analistët, që thonë: ‘Kryetar, ty të duhen vota, pse e prish tani këtë pallatin? Bëje pas Vitit të Ri, merri ato vota dhe bëje pas zgjedhjeve të majit’, çfarë mendoni se do të kishte ndodhur pas tërmetit që ra javën e kaluar? Kush do ta kishte fajin, nëse njerëzit do të ishin ende aty? Kush do linçohej publikisht, si vrasësi i atyre njerëzve? Gjithologët? Po kush i merr vendimet? Dikush që klikohet apo dikush që votohet?

Cikli I debateve publike në “Tirana City Talks” ka si qëllim kryesor krijimin e një forumi që mirëpret diskutimin e temave qendrore të urbanizimit dhe ndërmjetëson shkëmbimin e ideve mes qytetarëve dhe grupeve të interesit.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Zegjineja dhe Gaz Bardhi nuk u takuan në fushatë, në Kuvend do të jenë bashkë si kundërshtarë politik

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Zegjineja dhe Gaz Bardhi nuk u takuan në fushatë, në Kuvend do të jenë bashkë si kundërshtarë politik

May 14, 2025
Partia Mundësia denoncon tentativën për shpallje të pavlefshme të votave në KZAZ 40: U njoftua edhe ODIHR

Partia Mundësia denoncon tentativën për shpallje të pavlefshme të votave në KZAZ 40: U njoftua edhe ODIHR

May 13, 2025
Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë/ Nga Partia Demokratike, më shumë vota marrin Lorenca Hoxha dhe Elton Roshi

Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë/ Nga Partia Demokratike, më shumë vota marrin Lorenca Hoxha dhe Elton Rroshi

May 13, 2025
Operacioni në Elbasan/ SPAK del me njoftim zyrtar: 21 masa sigurie, 18 persona të arrestuar

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

May 13, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In