Nga Vladimir Muçaj: Dritëhijet e dorëheqjes së Alfred Pezës dhe disa të pathëna më parë!
Lajmi per doreheqjen nga detyra te drejtorit të Televizionit Publik Shqiptar Alfred Peza dje mori dhene ne shume media. Newsalbania.al më heret ka publikuar bëmat e Pezës në krye të këtij televizioni publik i cili mbahet në këmbë nga taksapaguesit shqiptar. Dje iu referuam prononcimit zyrtar të deputetes Ina Zhupa e cila përcolli lajmin e dorëheqjes së Pezës nga drejtorlleku krejt i pameritueshēm për shkak të abuzimeve të shumta të tij në këte institucion të rëndesishem publik. Madje nje grup gazetarësh dhe punonjes profesionist te ketij Televizioni te pushuar nga puna prej tij në mënyre arrogante dhe antiligjore e kanë përcjell Alfred Pezen në SPAK. Peza lajmin qe mori dhenë nuk e ka pergenjeshtruar zyrtarisht në faqjen zyrtare të Televizionit por as në faqen e tij Facebook ( Çuditërisht “zedhenes” I Pezes eshte bere gazeta Tema e Meros e cila shkruan se eshtë i pavertetë lajmi i largimit të Alfred Pezës ngda drejtimi i TVSH-se!!…Burime të sigurta brenda Televizionit konfidencialisht i thanë Portalit Newsalbania.al se Alfred Peza keto dite ka “boshatisur” zyren e punes duke marre sendet personale madje ka shternguar duart dhe me disa punonjës (konfident e konfidenté) te tij si shenje largimi. Gjithashtu po sipas burimeve tona konfidenciale ende te pakonfirmuara Peza na paska dhe një “ves” te pazbuluar më parë! Burimet thone se Peza Drejtor TVSh-je para ca ditësh në Mal të Zi na paska luajtur në Kazino! Nuk dihet shuma që ka lënë në lojra kazinoje megjithëse te njejtat burime thane se ka lënë “lesht” andej! Ne ambjentet e Kazinos shtojne burimet Peza eshte prezantuar pronar e drejtor Televizioni por pa përcaktuar saktesisht emrin e Televizionit. Ky detaje shtese ti shton dyshimet se lajmi eshte i vertete! Do jemi duke “germuar” në të vertetat e tij ashtu siç ua kemi premtuar në editorialet dhe investigimet tona të herë pas hershme!