PDSH ju propozon presidentëve të Shqipërisë dhe Kosovës nderimin e misionarit të Kombit Tahir Sinani!
Pikërisht në 25-vjetorin e fillimit të bombardimeve të aleatëve tanë euroatlantikë ndaj regjimit kriminal të Millosheviçit në Malësinë e Gjakovës “Tropojë” në vendin kyç të historisë e rezistencës sonë kombëtare shekullore do të arganizohet një eveniment i përmassve nacionale.
Eshtë fjala për inagurimin e shtatores se heroit të kombit Tahir Sinani në qendër të Qytetit Bajram Curri, në sheshin që mban emrin e tij.
Tahir Sinani ishte pjesmarrës dhe epror në tre luftëra të një- pas njëshme në Kosovë, Preshevë-Metvegjë- Bujanovc dhe Maqedoni të Veriut ku dha jetën e tij si simbol i rezistencës dhe luftës për liri të kombit tonë në trojet amtare.
Njeriu që mundësoi e investoi këtë vepër monumentale është Ali Ahmeti, komandanti i shquar i luftës, ideatori e realizuesi i lirisë e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Një premtim i mbajtur prej tij si gjithmonë për të kthyer krenarisht në vendlindje Heroin Tahir Sinani.
Po ashtu kjo ngjarje në këtë jubile po shoqërohet me një tjetër veprim sa atdhetar po aq dhe njerëzor nga Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila për rastin i është drejtuar zyrtarisht presidentëve të Shqipërisë z Bajram Begaj dhe të Kosovës znj Vjosa Osmani që të nderojnë me çmimin më të lartë Tahir Mal Sinanin si figurë emblematike e kësaj lufte të drejtë për vendosjen e lirisë e demokracisë në trojet shqiptare.
Eshtë caktuar 5 Maji dita e dëshmorëve që në Malësinë e Gjakovës “Tropojë” do të kryhet ky tubim komemorativ historik i përmasave kombëtare.
Sofrës Dardane edicioni i 22-të që do të organizohet me dt 4-5-6 maj do të ia shtojë madhështinë krushku i lirisë, misionari i kombit Tahir Sinani.
Përkujtimi e veneracioni ndaj ngjarjeve e figurave të përmasave të gjeneralit të tre luftërave Tahir Sinanit nuk është thjesht një nostalgji por një monument në ndërgjegjen e vetëdijen tonë kombëtare për të kujtuar se nga kemi ardhur dhe destinacionin e brezave tanë.