Morali… Ah, po, morali…
Nuk kam shume analiza a filozofira per te quajtur dicka te moralshme apo jo!
Madje, kam nje kriter shume te thjeshte:
Cdo gje qe vjen nga dashuria, eshte e moralshme si nje psalm!
Dhe cdo gje qe vjen nga kompromisi
me dashurine, eshte e pamoralshme!
Ka shume pak qe s bejne kompromis me dashurine, qofte duke mundur ushtri frike, rrezuar male, shqyer bajloze te brendshem…
e pastaj eshte shumica qe kthehet nga ana tjeter e krevatit, duke u rehatur me hipokrizine dhe gjumin qe s i shplodh dot, kurrsesi!
Ne ne nje moment a nje tjeter, do takohemi me dashurine, njeriu eshte krijuar i tille, me kete nevoje per dashuri!
Ne nuk duam sepse vendosim te duam, por sepse Zoti na deshi i pari, e vendosi brenda nesh nevojen jetike te te dashurit!
Frikacake ata qe e mohojne kete, duke e kuptuar… e mendjelehte ata qe nuk e kuptojne dhe vazhdojne te presin dicka qe kurre s mund te ndodhe, pa hequr friken!
Dashuria eshte hyjnore dhe sigurisht qe ben frike!!
Mirese te vije frika!
Ah, ajo frike aq e mrekullueshme.. sfida dhe kuptimi i jetes, nese mundesh me e mund!
Dashuria nuk mbahet e gjalle nga siguria, nga bisedat per gjellet e te nesermes, nga ndarja bashke e halleve e te kredive,nga jeta e perditshme, nga huqet dhe zakonet e njejta, etj, etj!
Dashuria eshte dicka tjeter…
Eshte bashkimi i dy lirive qe vendosin t i bashkojne e jo t i dorezojne lirite e tyre!
Te tjerat, jane veç te tjera e vijne me pas!!