Një ngjarje e pazakontë po ndodh në Ushanington. Mbështetësit e Donald Trump kanë pushtuar në këto momente Capitol Hill kundër certifikimit të fitores së Joe Biden. Policia nuk ishte në gjendje t’i ndalonte edhe pse hodhi gazlosjellës.
Brenda kongresit pasti përplasje të dhunshme. Rojet e sigurisë u detyruan të nxjerrin edhe armët për të mbrojtur ligjvënësit. Një person u qëllua brenda ndërtesës së Kongresit. Në reagimin e vetëm që ka bërë Donald Trump në Twitter u bën thirrje qytetarëve të mbështesin policinë