29 mars 2017!
Përgjigja e oficerit britanik ndaj teorive konspirative nacionaliste balliste antishqiptare të bashkë puntorëve italogjermanë!
Misioni britanik u nda në dy llogore si gjatë luftës edhe pas luftës. Ata që qëndruan pranë zogistëve shkruan libra pas luftës duke mbështetur e fryrë idenë e teorive konspirative dhe duke luftuar ata që ishin në anën e partizanëve. Këto na vijnë të pohuara nga vetë protagonistët britanikë, siç shkruan në librin e tij Reginalt Hibert që ishte me mision nga 43-44ën në vendin tonë. Ai mes të tjerash në librin e tij në faqet 361- 367 shkruan, “janë botuar disa libra, shumica e tyre nuk flasin me simpati për partizanët.
- Vetëm njëri, i Bill Tilmanit, me titullin “Kur takohen njerëzit dhe malet” e shtron çështjen në mbështetje të partizanëve.
- Libri i gjeneralit Dejvis “Aventura Ilire” jep paraqitje të gjallë të jetës e marrëdhëniet e Hoxhës me kolegët e tij në fund të vitit 1943 dhe ditët e fundit të Kuartierit, një periudhë shumë të shkurtër dhe përqëndrohet më tepër në dështimet sesa në sukseset e partizanëve që u dhanë mundësinë të fitonin.
Hibert shton se të gjithë librat e tjerë u shkruajtën nga oficerë që u zhgënjuen me partizanët dhe mbrojtën çështjen e bajraktarëve, zogistëve, të BK e të “nacionalistëve”. Asnjë oficer që kaluan dimrin e verën në jug nuk kanë shkruar asnjë libër. Literatura për luftën është shumë e njëanshme dhe jep një tablo të pjesëshme që ky libër mundohet të rregullojë balancën. - Libri i Peter Kempit në “Pa ngjyra e pa kreshtë” kanë një togfjalësh që nxjerrin në pah përkrahjen e tyre ndaj nacionalistëve dhe i përmbahen vijës se, Shqipëria u lejua të binte nën sundimin komunist prej të metave dhe neglizhencave nga ana e oficerëve dhe hartuesve të politikës britanike se armatosën partizanët dhe kështu i ndihmuan për të marrë pushtetin.
“Shqipëria ishte një flijim plotësisht i panevojshëm që iu bë imperializmit sovjetik. Ishin iniciativa britanike, armët dhe paratë britanike që e ushqyen rezistencën Shqiptare më 1943, ashtu siç ishte politika britanike më 1944 që u tërhoq dhe ia dorëzoi një fuqie armiqësore ndikimin tonë, nderin dhe miqtë tanë.” - Autori Hibert shton më tej se, “Versioni më i keq dhe më hapur diskriminues i kësaj canard del në librin e Lord Bethelit në “Tradhtia e madhe”:
“Disa nga oficerët e SOE, si shkrimtari Xhejms Kluzman, ishin anëtarë të Partisë Komuniste. Disa të tjerë, si Basil Davidsoni, Ejri dhe Hiberti ishin njerëz të së majtës politike dhe kundërshtarë të vijës që mbanin Maklini dhe Emer. Maklini thotë për Eliot Uotrusin..Ai kishte pikëpamje shumë përparimtare dhe ne e ndjenim se ai mbështeste kampin komunist kundër nacionalistëve në të gjitha nivelet.” U mbeti muskotjerëve (maklinit, smajlit, emerit) dhe një grushti të tjerësh, Ton Nilit, Xhon Hi erdinit, Antoni Northeopit, Peter Kempit dhe Toni Simkoksit që të formonin një minoritet antistalinist në seksionin e ballkanit të SOE, gjë për të cilën ata e panë veten se po u vinin etiketën të tjerët si “spiunët fashistë”.
Sipas Hebert, në këtë paragraf Beteli përçon thashethemet e pakontrolluara të nacionalistëve, ai vetë, ka qënë veç 6vjeç më 1944 nuk ka pasur ndonjë aftësi depërtuese brenda në lojën e personaliteteve. BLO me nacionalistët në qendër e në veri ishin më të shumtë në numër sesa BLO me partizanët në jug. Poza e tyre sikur janë trajtuar ashpër nga pakica, është e rreme. Është fiktive ndarja e BLO në dy grupime politike të majtët që mbështetën partizanët dhe antistalinistët që mbështetën nacionalistët, Kupin e Maklinin. Më vonë janë prirur të pretendojnë për veten në mënyrë retrospektive nderin se kanë qenë pionerët e antistalinizmit.
Pikërisht këto rreshta hedhin poshtë të gjitha shtrëmbërimet historike që kanë bërë pas 90ës berishizmi me mashat e tij në dëm të shtetit, kombit, arsimit e shkencave. - Sër Aleksandër Glen i shton një njollë të pakëndshme historisë së përkrahësve të nacionalistëve në “Pikëmbështetje kundër një shakullime”.
“Është pretenduar se komunistët u prishën mendjen burrave e grave me idenë e guximshme të shoqërisë së re që ata pikturonin. Kjo mund të ketë pasur një pjesl të së vërtetës në Jugosllavi, por unë besoj se pak ka pasur në Shqipëri. Ato që i përcaktuan ngjarjet kanë qenë armët, të cilat iu dhanë E. Hoxhës e partizanëve, veçanërisht pas kapitullimit të italisë …kanë qenë krerët fisnorë dhe oficerët besnikë si Kupi që kishin qenë miqtë tanë të besuar prej vitit 1940…..Kim Filbi prej kohësh i kishte futur mirë disa nga kolegët e tij në organizatat përkatëse.”
Po ashtu Hibert nënvizon se nënkuptimi i dy fjalive të fundit duket sikur fitorja e partizanë në Shqipëri u arrit përmes tradhtisë nga ana e oficerëve SOE, BLO në misionet në Bari, ose Shqipëri. - Kjo njollë e pahishme del gjithashtu sipas autorit edhe në parathënien e Patrik Laj Fermorit për librin e David Smajlit “Misioni në Shqipëri” ai shkruan për maklinin e smajlin;
“Befas u kuptua se disa persona në seksionin e tyre në GHQ po punonin kundër tyre. Siç e dimë, aparati ynë sekret i kohës së luftës ishte herë pas here një lloj dadoje e paditur dhe e mirë për figura që ecnin butë butë në majë të gishtave nëpër shtegun e Filbit drejt shiritave të gradave, posteve të larta dhe katedrave shkencore, ndërsa shpërblimi real i tyre duhej të kishin qenë Flamuri i kuq dhe darat e rehatshme.”
Përsëri si nënkuptim duket se del që ishte Filbi i palavdishëm, i paemër në aparatin e SOE, i cili ia grabiti Kupit dhe Maklinit suksesin dhe ua dorëzoi Shqipërinë komunistëve.
Pikërisht në këto fjalë fq 364, autori përcjellë një përgjigje ideale për politiqent e historucët e pas 90ës që përhapin tezat e tyre pa llogjikë e pa pikë takimi me faktet e kohës nën kushtet e një lufte botërore.
Autori shton, “Ndoshta ky libër do të shërbejë për të treguar sesa absurde është kjo teori e konspiracionit në lidhje me Shqipërinë. Oficerët britanikë që e panë veten se po mbështesnin një palë humbëse, nuk duhet ta ndjejnë të domosdoshme që të lëshojnë akuza të papërcaktuara për tradhti, me qëllim që ta reklamojnë veten sikur janë Leonidha i ditës së fundit që mbron trimërisht grykën me një tufë të vogël luftëtarësh kundër hordhive të komunizmit. Gjithë oficerët britanikë të asaj kohe ishin të angazhuar besnikërisht në përpjekjet për të luftuar kundër gjermanëve. Ata që ishin me partizanët ia dolën me sukses ta bënë këtë faktikisht.”
Hibert vazhdon më tej duke u përplasur surratit b/puntorëve dhe nacionalistëve paaftësinë e tyre të dallonin krahun e duhur të historisë dhe dështimin e tyre mundohen tua peshojnë palës tjetër.
“Ata që mbetën me nacionalistët e kanë kamufluar dështimin e tyre për ta kuptuar atë, duke hequr zvarrë cironkën e tymosur të teorisë së konspiracionit dhe duke u krekosur se kanë luftuar komunizmin dhe jo gjermanët. Partizanët luftuan me trimëri dhe efikasitet kundër gjermanëve më 1944. Kjo ishte që kërkonin aleatët në atë kohë. Kjo nuk ishte gjë e madhe në perspektivën e luftës në tërësi, por gjatë luftës kishte vlerë edhe çdo gjë e vogël. Në qoftë se nacionalistët nuk mund ta bënin veten që të merrnin përsipër këtë rrezik, edhe Britania në rrethanat e e vitit 1944 nuk mund të parandalonte që ata t’i përlante dallga komuniste.”
Në faqen 368 bën të qartë sesi funksiononin palët e luftës, disiplinën partizane dhe shthurrjen mafioze të nacionalistëve që fshiheshin nën ombrellën e të huajve si shpëtimtarët e botës.
“Ata (përkthyes) që ishin partizanë, kishin urdhra të rrepta për të vepruar si mbikqyrës e rojtarë. Ata që ishin (përkthyes) pasues të këtij apo atij nga krerët, kishin prirje të silleshin si Pjesëtarë të Mafies.”
Këto rreshta dhe i gjithë libri nga oficeri britanik Reginald Hibert më pas dipllomat e ambasador në Paris janë përgjigja më e mirë ndaj asaj pjese antishqiptare berishjane të pas 90ës që fshihet pas figurave antishqiptare të ’39-’45ës e më pas që me të drejtë u dënuan e morën atë që u takonte sipas ligjit.
Lufta e brrylave midis bëhej edhe pas luftës mes dy palëve me akuza poshtë mesit për qefmbetjet e luftës që buronte nga paaftësia dhe dështimi i tyre. Autori përmend dy raste që është përballur me shpifje të ulta nga ata që u vetëquajtën shpëtimtarët e botës, bashkëpuntorët e nazofashistëve. Rasti i parë në 1951 ishte dërguar një informatë se isha komunist gjatë luftës dhe sikur e kisha pranuar diçka të tillë. Autori në fq 371 -372 shkruan, “E kuptova se informuesi ishte Rouland Uin, hetuesi e pranoi heshturazi. Siç e ka treguar ditari im unë qeshë në kontakt me Uinin për tri ditë …me misionin Stables..kur kishte thyer këmbën….Besoj se do ti kem shtuar se, po të kisha qenë shqiptar, unë do të isha bërë partizan.”
Autori në fq 372 përmend edhe një rast tjetër lufte brenda llojit sipas interesit dhe mllefit personal.
“Rasti i dytë ishte në fillim të vitit 1980, kur isha ambasador në Paris dhe zyra më paralajmëroi se Rouland Uini (tashmë ishte bërë Lord) edhe një herë tjetër po jepte informata kundër meje edhe te njerëz me influencë në Francë b/puntorë të ngushtë të Presidentit Francez z. D’Esten. Zyra FCO po ndërmerrnin hapa ti rikujtonin atij hetimin e kujdes’shëm që ishte bërë më 1951, ishin të pabazuara, dhe për ta bindur të hiqte dorë nga përhapja e tyre.”
Një ngjashmëri si dy pika uji sesi kanë funksionuar humbësit britanikë dhe ata shqipfolës antishqiptarë për dekada me rradhë vihet re në rreshtat e mëposhtëm, në fq 373 “Ata ..që u besonin teorive të konspiracionit në atë kohe, mesa duket u besojnë edhe sot. Shumica nuk do e shtynin pasionin ose fantazimin e tyre deri në ekstremin, sa të bënin denoncimin ..të diskretitonin ambasadorin e vendit të tyre.”
Sjellje të njëjta anormale si para edhe pas luftës nga ata që nuk pranonin dot faktin e dështimit dhe përpjekjeve të tyre iracionale. Ndryshimi është se ata, institucionet nuk ranë pre e mashtrimeve nga individë të ulët, ndërsa këtu u morën si fakte dhe e rishkruan historinë tonë bazuar në thashetheme, mashtrime, shpifje, opinione, fantazira ndërkoh që hodhën poshtë faktet, dokumentet, dëshmitë e luftëtarëve dhe të fituesve që ishin pala e aleatëve me partizanët.
Për aq kohë që mashtrimin e keni këmbkryq në sofrat tuaja do vazhdoni të vuani pasojat që as pasuria e as pushteti nuk ju shpëton herët apo vonë nga çikiçi i Drejtësisë.
Garant.