Masakrimi i çiftit Pasho në Itali, arrestohet ish-e dashura e djalit të tyre.
FIRENZE
Është arrestuar në Firenze të Italisë ish-e dashura e djalit të çiftit shqiptar të masakruar në Itali, Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, më 15 dhjetor.
Mëngjesin e sotëm, është prangosur Elona Kaleshi, e mbi të bien akuzat për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve.
Ka dyshime se ajo ka qenë personi i fundit që ka parë çiftin Pasho. Vajza e çiftit Pasho, Vitoria ka thënë se ka qenë Kaleshi ajo që ka parë prindërit e saj për herë të fundit, ndërsa ish-e dashura e Taulant Pashos ka mohuar një gjë të tillë.