Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një postimi në platformën “X” , lidhur me investigimin e emisionin “Report” në televizionin italian RAI 3, për marrëveshjen e emigrantëve midis Shqipërisë dhe Italisë.
Rama shkruan se në “RAI 3” u thanë të njëjtat gënjeshtra dhe se episodi ishte i tmerrshëm.
Në reportazhin investigativ Engjëll Agaçi është etiketuar si ish-avokat i narkotrafikantëve, gjë që ka shkaktuar indinjatën e Agaçit, i cili dy ditë më parë tha se do të padisë për shpifje televizionin RAI 3.