“Burrit tim kurrë mos i qoftë hallall/ Amaneti i fundit i 19-vjeçes që u gjet e varur (Foto)
Ngjarja tragjike që ndodhi në Kamenicë të Gjilanit ka tronditur mbarë opinionin publik. Vetëm 19-vjeçe, Arbesa Murseli Liprovica u gjet e varur në degën e një lisi në lagjen Likovica të këtij fshati.
Burime të afërta me familjen e viktimës, kanë bërë të ditur se gjatë ekzaminimit të viktimës nga hetuesit policorë në xhepin e majtë të veshjeve sportive, të cilat i kishte pasur veshur derisa dyshohet se kishte kryer aktin e vetëvrasjes pasditen e 17 tetorit, është gjetur edhe një letër e verdhë bashkë me telefonin e saj.
19 vjeçarja jetonte me burrin, djalin tre vjeçar dhe familjen e burrit në Gjilan, por në ditën kritike, e gjithë familja kishin shkuar në një shtëpi për pushime në fshatin Poliçkë, ku dyshohet se Arbesa vendosi t’i jepte fund jetës së saj.
Në këtë letër shkruhej: “Falemiderit shum gjithve ama burrit tem kurrë hallall mos i koftë”.
E ndjera sipas burimeve të afërta me familjen e saj, pa u vërejtur ishte larguar nga shtëpia në orën 16:00, kurse u gjet e varur në degën e një lisi në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë në orën 16:50.
Trupi i pajetë i të ndjerës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkaq kanë nisur hetimet në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali. Varrimi i të ndjerës është bërë në varrezat e Gjilanit.