Bashkia Fier nxjerr në pah kotributet e e figurave të shquara të qytetit. jë ndër të shumtët është Llazar Vërria. “26 tetor 1924.
Lindi në Fier, Llazar Verria, një prej figurave të shquara të artit shqiptar dhe themelues i teatrit në Fier.
Pas studimeve në Liceun e Korçës dhe angazhimin si antifashist në radhët partizane, spikati veprimtaria e tij artistike.
Në vitin 1946, 21 aktorë amatorë, nën drejtimin e tij si regjizor do të hidhnin bazat e artit dramatik në Fierin e pasluftës. Pas këtij suksesi, në vitin 1951 shkëputet nga Fieri për të vijuar karrierën e tij artistike në Tiranë, si regjizor i parë i Teatrit të Kukullave, për t’u rikthyer pas 6 vitesh përballë një sfide tjetër. Krijimi i Estradës Profesioniste, e dyta në Shqipëri pas asaj të Tiranës do t’i merrte 20 vjet punë e angazhim maksimal. Në këtë estradë, Llazar Verria jo vetëm punoi me përkushtim, por kultivoi edhe talente, duke formuar një trupë artistësh që më vonë do të bëheshin aktorë të njohur në rrafshin kombëtar si: Marika Kallamata, Albert Verria, Ahmet Pasha, Aleksandër Pogaçe, etj.
Një tjetër sfidë që u tejkalua me sukses nga mjeshtri Verria ishte dhe krijimi i Teatrit të Kukullave Fier, në vitin 1971.
Urdhrat dhe medaljet e marra për merita të veçanta janë dëshmia që Llazar Verria ka qenë një gur i fortë themeli i teatrit në Fier, si dhe një vlerë e rrallë në historinë e artit shqiptar”Ar
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka