Pasqyra e jet’s është vëllimi i dytë poetik gegërisht nga e reja krutane Selidona Zalla. Autorja e këtyre dy vëllimeve poetike ka sjellë për lexuesit në librin e saj të dytë poezi realiste , në kohën aktualte të ndodhur, prandaj ka ardhur në përzgjedhje të gjuhës gege. Në këtë diskutim letrar u diskutua rëndësia e librave, zhvillimi i kulturës, stili i të shkruarit të autores në vëllimin e saj më të ri. Gjatë kumtesës letrare u theksua frymëzimi i autores, e cila vetëm pas dhjetë muajve realizoj premtimin e saj të bërë pas botimit të librit ” Iluzione në Vrapim”.
Selidona është një vajzë e cila ka në shpirt brishtësinë për të dhënë sa më shumë mesazhe pozitive, për të sjellë frymëzime për të gjitha grupëmoshat, mjaft energjike, dhe e dashur me miqtë që e rrethojnë atë. Një karakteristikë që vlen për tu përmendur janë vargjet filozofike, të lira, ndarja në tri cikle poetike , beso, duaj dhe rreze dielli. Autorja dallohet për guximin, vendosshmërinë si në analizat e nga kolegët, profesorët e saj. Vihet re shpërthimi i brendshëm emocional me mesazhet depërtuese me përjetimet e temave aktuale ku theksin e vërshoj tek dhunimi i femrava. Ajo dha një mesazh duke thënë se: Mos i ngrij duart për të goditur një femër , e në qoftë se je burrë përqafoje dhe dhuroji dashuri.
Në promovimin e këtij libri rëndësia u vendos tek ato kolegë të cilët analizuan përqasjet e tyre por edhe krahasim ndërmjet dy vëllimeve poetike. Ndërmjet të ftuarve drejtuesja e kësaj kumtese letrare përveçse profeshoreshë e degës gjuhë angleze dhe drejtore e arsimit të mesëm , Znj Edlira Shala Karaj , përfaqësues nga Pushteti Vendor, por edhe kolegë të Gjuhë- Letërsisë , si edhe studentë të tjerë.
Në fjalën e saj Prof Edlira Shala Karaj ka theksuar : Unë e kam njohur Selidonën që në hapat e parë të saj si mësuese e gjuhës angleze dhe dallohej nga të tjerët , si i strukturonte eset e saj, dhe shkëlqente, dhe pikërisht provat janë botimet e saj, në të cilat ajo ka sjellë momentet më të bukura nga realiteti ynë. Autorja në kumtesën e saj theksoi se : Jemi në një realitet që e përjeton thellë dhe të dhemb shumë. Në fjalimin e përfaqësuesit vendor ai përmendi autor si Fishta, por edhe të tjerë duke thënë se : Gegërishtja është e vështirë për t’u shkruar por që Selidona e kishtë mahnitur. Sipas fjalimeve ajo solli realitetin në duart e lexuesve duke sjellë diçka të re në botën e kulturës që nuk praktikohet shpesh në botime. Ajo ka prekur çdo aspekt të jetës dhe mesazhi që sjell është madhështore.
Selidona në prononcimin e saj për mikrofonin tonë ka thënë se, në këtë libër kam lënë shumë gjëra pa thënë sepse u përmend që mund të sillej edhe si një rrëfim autobiografik dhe natyrisht një poezi ja kushtoj situatës aktuale ku jemi, atë që po përjetojmë, në botën reale. Ajo ka shtuar se jeta duhet ta shikojmë në këndvështrimet pozitive dhe poezia krijon lidhjet mes hyjnores, artistikes dhe reales. Në përmbylljen e saj ajo specifikon shëndetin duke përmendur se shpirtat artistik ndodhet tek çdokush.