Punonjesit qe u angazhuan ne regjistrimin e popullates nuk u eshte dhene ende haku i punes se kryer sipas kontrates. INSTAT-i sipas nje plani dhe objektivi te rakorduar me qeverine e institucione te tjera mbeshtetese organizoi regjistrimin e popullates. Ky proces ne fillim u tha se ky proces do te zgjaste 1 muaj, por me vone per shkak te ngarkeses se punes dhe finalizmimit te ketij procesi te rendesishem u shty ne afat kohore afersisht dy muaj. Procesi ka mbaruar, ndersa me dhjetra persona te angazhuar ne kete proces nuk jane lekujduar financiarisht sipas kontratave dhe marreveshjeve fillestare mes paleve. Jane me dhjetra mesazhe te ardhura ne redaksine e medias Newsalbania te cilet shprehin shqetesimin dhe pakenaqesine e tyre me seriozitetin e munguar te INSTA-it ndaj tyre. Konkretisht sipas leximit te mesazheve te ardhura nje muaj pune rezulton ende i papaguar, ndersa afati i levrimit te fondit te akorduar skadon ne daten 15 dhjetor 2023. Nese nuk realizohen likuiditetet ky fond sipas ankueseve ose digjet ose nje zot e merr vesh se në cilet xhepa perfundon. Shume mesazhkrues dhe dergues prane stafit te Newsalbania thone se kane punuar dhe te shtunave e te dielave per mbylljen e procesit sa me pare, me premtimin se do te paguheshin konform rregullave punedhenes dhe punemarres. Kjo nuk ka ndodhur deri tani. Zvarritjet pafund dhe moskorrektesia e njeanshme ne kete rast nese nuk merr zgjidhje te menjehershme, pra personave tju hidhet ne llogari pagesa e punes se kryer atehere kjo konsiderohet vjedhje e hapur. Nje nder ankueset e ketij rasti i tha medias Newsalbania.al vonesa dhe mospagesa perben rast teper flagrant i cili meriton zgjidhje te menjehershme…
Shenim i redaksise: Redaksia ka me dhjetra mesazhe te ardhura dhe nese problemi nuk merr zgjidhje nje informacion te detajuar do t’ja nis Kryeministrit dhe SPAK-ut per hetim e gjykim te hollesishem.Kemi bindjen qe dikush po vjedh fondet e akorduara per rastin Census! ( 6 dhjetor 2023)