Në zgjedhjet e 2025-ës 100 deputetë do t’i zgjedhë Edi Rama dhe Sali Berisha. Procesi zgjedhor do të zhvillohet vetëm për rreth 40 deputetë që do i jepet e drejta popullit që të zgjedhë për të dërguar në Kuvend. Një pjesë e deputetëve të PD-së dhe partive të vogla kundërshtuan ndryshimet e listave.
Do të votojë edhe Diaspora. Sipas dokumentit të dakordësuar mes PD dhe PS me 106 vota pro dhe 2 kundër, që kaloi në Kuvend qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë nuk gëzojnë regjistrim automatik në listën e zgjedhësve dhe do të duhet të regjistrohen nga e para për çdo palë zgjedhje, ndërsa vota e tyre do të numërohet në zonën zgjedhore ku kanë pasur adresën e mëparshme të banimit.
Vota do të dërgohet me postë, të cilën do ta paguajë vetë emigranti. Gjithashtu u miratua amendamenti që parashikon që deputetet zonja të kenë një vend të sigurt edhe në listën që nuk e harton kryetari, pra në listën që i nënshtrohet votës preferenciale. Deputetët mbrëmë u ndodhën përpara një të papriture pasi Lindita Nikolla njoftoi dorëheqjen për arsye shëndetësore.