Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e INdrit CCela tekniku i kondicionerit i cili u vra nga pronari i shtëpisë ku po punonte Griseldo Kusi. I cili është arrestuar pak muaj më parë dhe mbahej nën akuzën “vrasje me dashje” “armëmbajtje pa leje” dhe gjithashtu rëndon akuza e ” veprimtarive që pengojnë zbulimin e së vërtetës “
Në gjykim është edhe vllai tjetër Albani Kusi, i cili akuzohet për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Bujar Kusi akuzohet për të njëjtën vepër penale, ndërsa Ferdinant Bakalli akuzohet për “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në dosje do të gjykohet edhe Luan Caka dhe Ali Sula për “moskallëzim krimi”.
Prokuroria e Tiranës ka zbardhur ngjarjen dhe Griseldo Kusi e ka vrarë Indrit Çelën pas një debati të shkaktuar për çarjen e një tubi kondicioneri, ku Çela e kishte montuar. I akuzuari për vrasjen gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se viktima ka tentuar ta qëllonte atë me një mjet pune.
“Viktima mori trapanin t’më qëllonte dhe unë nxora pistoletën për ta trembur dhe arma shkrepi pa dashje”, ka thënë Griseldo Kusi.
Por në fund të hetimeve prokurori vlersoj se vrasja është kryer me dashje, pasi sipas dëshmitarëve, Griseldo Kusi nxori pistoletën dhe pasi ia vendosi punëtorit në kokë, e shkrepi.
“Viktima nuk ka goditur me grusht dhe debati nisi për kondicionerin”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.
SI NDODHI NGJARJA
Sipas hetimeve, dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, 31 dhe 28 vjeç, pasi qëlluan punëtorin në bashkëpunim me njëritjetrin, duke e lënë fillimisht të plagosur rëndë, kërcënuan një tjetër punëtor që shoqëronte Indrit Çelën, duke i kërkuar të pranojë para autoriteteve se është ai personi që plagosi 26-vjeçarin. Por Lorenc Veliaj, 27 vjeç, u largua nga vendi i ngjarjes, për shkak se rezultonte se ishte në kërkim policor për vepra të tjera penale. Pas punës hetimore të Policisë, Lorenc Veliaj u arrestua disa orë pas krimit, ku me dëshminë e tij ka zbardhur gjithçka ndodhi. Ai deklaroi se ishin vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi që në bashkëpunim me njëri-tjetrin qëlluan me armë punëtorin, pas një debati se po pikonte ujë kondicioneri. Ai tha se vëllezërit i kërkuan që të pranonte se ishte ai personi që plagosi me armë Indrit Çelën, i cili ndërroi jetë. Por Veliaj ka rrëfyer gjithçka para hetuesve. Në këto kushte, Veliaj u vu në pranga si person në kërkim për veprat e tjera që rëndonin ndaj tij: “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë së Rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”, për të cilat Gjykata e Tiranës i kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndërkohë, dy vëllezërit e akuzuar për vrasjen e 26-vjeçarit, Griseldo Kusi dhe Albano Kusi, nuk janë emra të panjohur për drejtësinë shqiptare.
Dy vëllezërit, të njohur për drejtësinë shqiptare
Të dy vëllezërit janë të përfshirë në shumë ngjarje kriminale, si vrasje, plagosje e tentativë vrasjeje. Aktivitetit i tyre kriminal ka nisur në vitin 2010, ku akuzohen për vepra të rënda penale.
Ata janë arrestuar dhe kanë marrë dënime të lehta nga gjykatat, edhe pse akuzoheshin për vrasje dhe për vrasje të mbetur në tentativë. Konkretisht Albano Kusi ka vrarë me armë zjarri Shkëlqim Nozllin, ngjarje kjo e ndodhur në 16 tetor të vitit 2010, ndërkohë që trupi i viktimës u gjet dy ditë më vonë në QafëKërrabë.
Ndërkohë, Griseldo Kusi ka një lidhje “nostalgjike” me armët. Në 5 gusht të 2011-ës ai tentoi të vriste Maksut Hysën, kur ishte vetëm 23 vjeç. Maksut Hysa, asokohe 54 vjeç, u shpëtoi 4 plumbave të lëshuar nga Griseldo për shkak të një sherri për ndërtimin e një prone.
Por “jeta e rrugës” e lidh sërish Griseldon me një tjetër ngjarje të rëndë kriminale. 6 muaj pasi tentoi të vriste Maksutin, pa bërë as 3 muaj burg, 23-vjeçari ishte i lirë. Duke shijuar jetën në liri, ai tentoi të vriste sërish me 4 plumba Boiken Spahiun.