Krimi i dyfishtë në Vlorë, flasin fqinjët: Nuk kishin debate më përpara, xhaxhai jetonte në qytet por nuk e dimë pse kishte ardhur në fshat.
Krimi i dyfishtë tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Vlorës, ku Genci Koreta, 39 vjeç, ka vrarë xhaxhanë e tij Jorgji Koreta 64 vjeç dhe më pas ka vrarë edhe veten. Fqinjët shprehen se mes tyre nuk ka patur konflikte, aq më tepër për pronat.
Sipas dëshmisë së fqinjes, 39-vjeçari vjeçari Genci Koreta jetonte në kushte të vështira ekonomike në fshat, ndërsa xhaxhai i tij jetonte në qytet dhe ishte në gjendje të mirë ekonomikisht. Ata thonë se nuk dihet arsyeja se përse Jorgji Koreta kishte shkuar në fshat tek nipi i tij.
“Nuk e di fare për çfarë kanë debatuar. Djali ishte me të gjitha cilësitë, por ishte i pamartuar. Xhaxhai i tij rri me gruan në shtëpi. Jemi një fis me ta. Nuk kemi pasur asnjë ide për debate. Ai nuk fliste me gojë, jo të kishte debate. Xhaxhai jetonte në Vlorë, por nuk e dimë pse ka ardhur sot, mbase për të parë”, tha mes lotësh një fqinje.