Këtë “gazetaren” Klodiana Lala, sforcohem shumë ta kuptoj, tek prej 4 vitesh rri te kafja përballë SPAK e nuk guxon të vi të bëjë një lajm për Teatrin.
Edhe një herë që erdhi në Kushtetuese, sa mori vesh lajmin se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ishte pranuar si palë e tretë, u largua “në drejtim të paditur” me dijeni të sponsorave.
Kurrë nuk raportoi një lajm për Teatrin Kombëtar.
Kjo, për shkak të rolit aktiv të banditit Erion Veliaj.
Por të mos vi të bëj lajm as për Lulzim Bashën nuk e kuptoj dot.
Sado të sforcohem.
U lodh kameramani duke e kërkuar me sy e sms.
Asnjë lajm nga “fronti i kafes”.
Si duket Erionëve (Veliaj dhe Isufi) i ecka mirë me Klodianën.
Lum ne për gazetaren “e pavarur” që shpif aq shumë për dosjen “Partizani”, sa edhe spakistët Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja do e kishin zili.
E tek sheh këto veprime të ulta nga gazetarë që raportojnë me urdhër politik dhe pagesa të pista, dhe nga ana tjetër sheh gazetarimë e Rai 3, ke gjithë legjitimitetin të trishtohesh pafund.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka