Petrit Vasili: Nuk mund t’ju lejoj që ju të merrni peng këtë seancë plenare. Ja ku e keni me video, shikoni mënyrën se si e keni bërë ju bllokimin e seancën kur keni qenë në Opozitë. Nuk mund të ketë dy standartë në këtë Kuvend. S’mund të ndodhë kjo gjë. Nuk lejojmë që kjo seancë të merret peng.
Ermonela Felaj: Po ju lutem, është marrë një…
Petrit Vasili: Kjo seancë duhet të ndërpritet deri në momentin që të vijë kryeministri Edi Rama dhe të japë llogari për gjithçka në të cilën është përfshirë.
Ermonela Felaj: Por…
Petrit Vasili:
ja ku e ke me pamje…
Ermonela Felaj: Keni kaluar 37 sekonda
Petrit Vasili: Edhe çfarë, po më bën dhurata ti mua tani?
Ermonela Felaj: Më lejoni t;ju përgjigjem
Petrit Vasili: Jo po s’më thoni dot mua
Ermonela Felaj: Kjo flet për mungesën e argumentit nga ana juaj, Kërkesa juaj ka qenë e njëjtë dhe kemi pasur dakordësi për t’i zhvilluar, por jo për mënyrën. Zoti Alibeaj nuk ka pasur dakortësi për të zhvilluar Konferencën e Kryetarëve. Nëse doni, bëjuni thirrje kolegëve tuaj që të ulen në Konferencën e Kryetarëve dhe të merret një vendim.