21 May, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Shëndetësi

Tiranë: Universiteti i Mjekësisë, nderon me Titullin “Honoris Causa” Prof.Seegio Caputi

by News Albania
May 16, 2024
in Shëndetësi
0
Tiranë: Universiteti i Mjekësisë, nderon me Titullin “Honoris Causa” Prof.Seegio Caputi
254
VIEWS
Share on Facebook

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, nderon me Titullin “Honoris Causa”   Prof. Sergio Caputi, ish Rektor i Universitetit  “ Gabriele d’Annunzio” Chieti Pescara, Itali.

Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ka nderuar Prof. Sergio Caputi, ish Rektor i Universitetit “ Gabriele d’Annunzio”të Chietit në Itali, me titullin “Honoris Causa”,   për kontributin e shquar që  ka dhënë  në fushën e Stomatologjisë në Shqipëri.

Titullin për këte kontribut të çmuar ja dha Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Kryetar i Senatit Akademik, Prof. Arben Gjata.

Në fjalën e tij, Prof. Gjata e cilësoi partneritetin mes dy universiteteve shumë të rëndësishëm për mjekësinë dhe stomatologjinë në vend sidomos për studentët.

“Jam shumë i gëzuar që permes bashkëpunimit të ngushtë mes universitetve tona, t’ju kemi pjesë të ekipit tonë”, tha Prof. Arben Gjata.

Prof. Sergio Caputi është një ndër figurat më të shquara akademike në fushën e mjekësisë dentare dhe njëkohësisht një mbështetës dhe nxitës i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e mjekësisë.

Dekania e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Prof. Edit Xhajanka e cilësoi angazhimin e rëndësishëm të  Prof. Caputit në thellimin e bashkëpunimit mes dy Universiteteve, vlerë të çmuar në rritjen profesionale të studentëve shqiptarë në fushën e mjekësisë dentare dhe faktor të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e Fakultetit të Mjekësisë Dentare në UMT.

Prof. Edit Xhajanka

Në fjalën  përshëndetëse me këtë rast Prof. Edit Xhajanka, Dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, shprehu mirënjohjen në emër të Senatit Akademik, për dhënien e titullit të nderit “Honoris Causa”, Profesor Sergio Caputit si një shkencëtar i shquar në fushën e mjekësisë dhe të stomatologjisë, me një kontribut të veçantë edhe në hapjen e dy programeve të përbashkëta Master të Fakultetit të Mjekësisë Dentare me Universitetin e Chietit.

“Të nderuar anëtarë të Senatit Akademik, i nderuar Profesor Sergio Caputi. Do të doja të shprehja mirënjohjen time për nderimin nga Senati Akademik me titullin e nderit “Honoris Causa”, të një shkencëtari të shquar e të nderuar, njëkohësisht edhe mik i Fakultetit të Mjekësisë Dentare, në Universitetin e Mjekësisë,Tiranë”, tha Prof. Edit Xhajanka.

Prof. Xhajanka theksoi se, “kënaqësia, është akoma më e madhe kur mendoj se Profesor Sergio Caputi, është akademiku i parë i  fushës së stomatologjisë (mjekësisë dentare) që nderohet nga Senati ynë”.

Prof. Sergio Caputi

Nga ana e tij Prof. Sergio Caputi theksoi se “Kjo është një gjë shumë e bukur për mua dhe më jep akoma më shumë forcë për të çuar më tej bashkëpunimin jo vetëm midis dy Universiteteve tona, por edhe më gjerë, midis dy vendeve tona Shqipërisë dhe Italisë”.

Në një intervistë për mediat e pranishme Prof. Sergio Caputi ndau emocionet e veçanta për vlerësimin me titullin “Honoris Causa”, nga UMT.

Ai i shpreh se “…absolutisht, kemi krijuar mastera ndërkombëtarë mes universitetit tonë dhe Universitetit të Mjekësisë së Tiranës, po ndërtojmë,  organizojmë doktoratura për punë kërkimore të përbashkëta mes dy vendeve, shkëmbime Erasmus, si për pedagogët  ashtu dhe për studentët; pra bashkëpunim për punën kërkimore, për publikimin e artikujve shkencorë. Kështu, gjithçka që mund të bëhej në kuadër të universitetit është bërë dhe tani po implementohet. Natyrisht, për sa mund të bëj une, do të mundohem t’i sjell një gjithëpërfshirje kulturore akoma më të madhe, që shkon përtej kuadrit universitar”, u shpreh Prof. Caputi.

Ai vuri në dukje se bashkëpunimi midis dy Universiteteve (Shqipëri- Itali) ka forcuar ndërkombëtarizimin në fushën e mjekësisë, ndërveprim që do të thellohet më tej edhe në të ardhmen.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin  përfaqësues të institucioneve të linjës akademikë të fushës së mjekësisë dhe të ftuar të tjerë./

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial/ Secili për vete, Shqipëria për askënd!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Editorial/ Secili për vete, Shqipëria për askënd!

May 21, 2025

Ilir Meta përcjell falenderime nga burgu për votuesit e tij

May 21, 2025

Nga Kim Mehmeti: Ne jemi përbuzës të vetvetes dhe lëpirës të të huajve!

May 21, 2025

Nga Eliona Kodra Shkreli: Benet Beci, pas zgjedhjeve filloi hakmarrjen politike

May 21, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In