Udhëtarët që ndodheshin në avionin tip Boeing 777-300, kanë përjetuar momente frike dhe paniku për shkak të turbulencave të vazhdueshme që ndodhën gjatë fluturimit të Aeroflot, në linjën Petropavlovsk-Kamchatsky-Moskë.
Sipas mediave ruse një grua ka marrë plagë të lehta në kokë gjatë trazirave.
Në videon e publikuar në rrjete sociale tregohen momentet e tmerrit dhe akthit që përjetuan pasagjeret.
Sipas raportimit, një nga pasagjerët në fluturim ishte Ministri i Shëndetësisë i Kamchatka Krai, Alexander Gaskov, i cili nuk ka pësuar lëndime.