PO KJO ISHTE LOJA MORE!
Kur ai u tha juve besnikëve të tij se me të në krye të PD do ta rrëzonte Ramën brenda 6 muajve, e keni keqkuptuar…
Ai e kish fjalën për 6 mujorin e parë të 2030. Se revolucioni, që thoni ju, siç e tha dhe ish ministri im, Muli, mund të zgjasë një javë, një muaj, një vit, një dekadë… , nuk është punë axhamijsh. Do pjekur mirë.
Po kur u tha që deputetët do t’i zgjedhin demokratët me primare,me parimin një anëtar një votë?!
Si tha? Do ketë zero kandidatë të zgjedhur nga kryetari i partisë. Dhe bam tavolinës me dorë. Ju? -Shpërthyet në duartrokitje të zjarrta. Gjak duart.
Hajde tani që e morët vesh se opingat do keni si kompetencë ju, vazhdoni të dusrtrokisni më fort akoma. Dhe mos haroni të shani edhe më shumë në facebook ne që po u themi, oreee, jeni në gabim duke shkuar pas tij. Ai do t’i bëjë primaret, sigurisht. Tani pi e dallon që edhe ju jeni mërzitur me të. Por si një bolshevik i regjur që është, ju do votoni, ai me sejmenët e tij do numërojnë, sipas mësimeve të Stalinit. Pra, si gjithmonë, proceset do jenë fallco. Ai sot e ka nevojë jetike të ketë në parlament yes man- ët e tij se duhet të mbrohet nga drejtësia.
Ndërkohë deri atëherë, do kenë mbaruar dhe ato katër qiellgërvishtëset në mes të Tiranës, domethënë. Të paktën do keni për ça të gëzoni të paktën. Ata kullat, ju bërylin! Po nejse.
PS. Hajde tani, po keni ndopak frikë nga gjykimi i zotit për shpirtin që e patët mbushur me mllef duke na sharë edhe gurët e rrugës vetëm pse u thoshim se Doktori e do PD për hallin e vet, apo se Doktori dhe Rama janë bashkë, tani keni rastin të reflektoni.
Se që do bëheni pishman, kjo nuk diskutohet, po mos e lini reflektimin për në vitin 2030 se deri atëherë nuk do ketë mbetur më këmbë shqiptari këtu.
Tung!