Një tërmet me magnitudë 4.5 sipas të dhënave të autoriteteve italiane është regjistruar mbrëmjen e sotme me epiqendër 4 kilometra në veri të Tramonti di Sopra (Pordenone).
Tërmeti u regjistrua në orën 22:19 në një thellësi prej 12 kilometrash.
Sipas mediave lokale, tërmeti u ndje i fortë në të gjithë rajonin, nga Pordenone në Udine dhe Trieste.
Sipas Institutit italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti e kishte epiqendrën në Socchieve (Udine). Lëkundjen u ndjenë të forta gjithashtu në Veneto, në Trentino Alto Adige dhe shtet fqinje me Italinë, Austri dhe Slloveni.
Për momentin, nuk ka dëme në njerëz apo materiale.