1 June, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Të pathënat e ekzekutimit të biznesmenit në Shëngjin nga turisti vrasës

by News Albania
May 23, 2023
in Kronikë
0
Të pathënat e ekzekutimit të biznesmenit në Shëngjin nga turisti vrasës
106
VIEWS
Share on Facebook

Nga Klodiana Lala

Me siguri askush nuk e kishte çuar në mendje se Ardian Nikulaj, një politikan vendor me shumë influencë në zonën e Lezhës, do të qëllohej “ditën për diell” në brendësi të lokalit të tij “Coral”, vend të cilin e konsideronte si një “fortesë” të paprekshme dhe me gjasë ndihej i sigurt për jetën e tij. Po ashtu me shumë siguri, askush nuk e kishte menduar se ekzekutori dhe ndihmësit e tij, që e eleminuan 51-vjeçarin, një personazh kontrovers, që ndërthurte tri botë: krimin, biznesin e politikën, ishin shtetas të huaj: një portugez e 4 shtetas britanikë.

Ardian Nikulaj, bashkëshort i dy grave dhe baba i 4 fëmijëve, u qëllua për vdekje me 6 plumba në orën 13.23 minuta, teksa ndodhej i ulur i vetëm në një nga tavolinat ngjitur me derën anësore të lokalit të tij në vijën e parë të plazhit në Shëngjin. Vrasësi, i veshur me një jelek fosforeshent, që ngjante si postier, me skafandër në kokë, iu afrua biznesmenit dhe e qëlloi egërsisht. Ekzekutori nuk shkëmbeu asnjë fjalë me “shënjestrën” e tij. Por punonjësit e lokalit thanë se në hyrje i përshëndeti me shprehjen “si kalut”. Pasi e kreu krimin, ai u largua me qetësi me një motor dhe humbi gjurmët për policinë në rrugën që lidhte Lezhën me Shkodrën, prej edhe nga kishte ardhur. Hetuesit zbuluan se vrasësi nuk ishte shtetas shqiptar. Por një portugez, 28 vjeçar. Ai u identifikua si Ruben Saraiva. Një djalë shtatlartë, që kishte prekur tokën shqiptare për herë të parë me 14 shkurt 2023. Por, ai nuk kishte ardhur në tokën e arbrit, për të shijuar bukuritë saj, por për “turizëm kriminal”. Ishte kontraktuar për të kryer një vrasje të një profili të lartë. Sepse Ardian Nikulaj nuk ishte një “shënjestër” lehtësisht e arritshme për grupet kriminale shqiptare. E madje, thuhet se shumë prej tyre kishin refuzuar një ofertë tunduese në para, për të ekzekutuar biznesmenin, i cili ishte në gjakmarrje prej vitit të largët 1997, me familjen Lekstakaj. Si informatorë të portugezit Saraiva, që tashmë ndodhet në qeli në Marok, akuzohen 4 shtetas britanikë, Harry Simpson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të huajt me siguri u kontraktuan kundrejt një pagese te majme, për të vrarë një personazh që bënte ligjin në Lezhë, e që e cilësonte veten si “i paprekshëm”.

Zbulimi i policisë dhe identifikimi i autorëve të dyshuar të atentatit mafioz, ishte befasues, edhe për shumë ekspertë, të cilët kishin besuar se vrasja ishte kryer me mllef, e për këtë dyshonin se ekzekutori ishte një prej pjesëtarëve te familjes në hasmëri me Nikulajt. Por si u rekrutua Ruben Saraiva dhe 4 britanikët, – mes tyre dhe një grua, – që të vinin në Shqipëri për të ekzekutuar Nikulajn? A ishin ata të informuar për profilin e viktimës?

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Shkarkohet drejtori i OSHEE-së Ardian Çela/ Rama e “dorëzon” në SPAK tek Dumani

Shkarkohet drejtori i OSHEE-së Ardian Çela/ Rama e “dorëzon” në SPAK tek Dumani

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Shkarkohet drejtori i OSHEE-së Ardian Çela/ Rama e “dorëzon” në SPAK tek Dumani

Shkarkohet drejtori i OSHEE-së Ardian Çela/ Rama e “dorëzon” në SPAK tek Dumani

June 1, 2023
Kryebashkiaku i Cërrikut Andis Salla urim dhe aktivitet me fëmijtë për 1 Qershorin

Kryebashkiaku i Cërrikut Andis Salla urim dhe aktivitet me fëmijtë për 1 Qershorin

June 1, 2023
Rama takohet me Vuçiç, diskutojnë për tensionin në Veri të Kosovës

Rama takohet me Vuçiç, diskutojnë për tensionin në Veri të Kosovës

June 1, 2023
Dalin emrat/ Kush janë tre personat që u nisën për vrasje në Berat, por ranë në kurth?

Dalin emrat/ Kush janë tre personat që u nisën për vrasje në Berat, por ranë në kurth?

June 1, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In