Studimi: Falë ndryshimit të klimës njerëzit do të hanë krimba dhe insekte në të ardhmen
Falë ndryshimit të klimës, njerëzit do të duhet të mësohen të hanë krimba, insekte dhe “superushqime” të tjera në të ardhmen. Sipas studiuesve nga Universiteti i Kembrixhit, ushqimet dhe përbërësit që ne njohim dhe duam, të tilla si elbi, misri, frutat dhe perimet, janë të ekspozuara ndaj streseve të ndryshme akute dhe kronike ’si ndikimet mjedisore të ndryshimeve klimatike. Në një raport të botuar në revistën Nature Food, është sugjeruar që krimbat, mizat e zeza, mizat e shtëpisë dhe brumbujt mund të lehtësojnë çështjet e pasigurisë ushqimore, duke pasur parasysh se sa lëndë ushqyese ndodhen në insekte.
Dr. Asaf Tzachor, bashkëautor në raportin nga Qendra e Universitetit për Studimin e Rrezikut Ekzistencial, tha:
Sistemi ynë aktual i ushqimit është i prekshëm. Është i ekspozuar ndaj një numri të madh rreziqesh, përmbytje dhe ngrica, thatësira me periudha të thata si dhe patogjenë e parazitë. Për të provuar në të ardhmen furnizimin tonë me ushqim, ne kemi nevojë për të integruar mënyra krejtësisht të reja të ushqyerjes dhe sa më shpejt të bëjmë kalimin në ushqimet e ardhshme, aq më të sigurta do të jenë dietat tona dhe më shumë jetë do të jemi në gjendje për të shpëtuar nga kequshqyerja.
Bashkë-autorja Catherine Richards gjithashtu tha:
Pandemia e koronavirusit është vetëm një shembull i kërcënimeve në rritje ndaj sistemit tonë global të ushqimit. Diversifikimi i dietës sonë me këto ushqime të ardhshme do të jetë i rëndësishëm për arritjen e sigurisë ushqimore për të gjithë.