Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar se COVID-19 nuk po sillet vetëm si virus respirator. Në studion e “News 24” ai tha se ka pasur raste që virusi ka goditur fillimisht trurin. Sipas mjekut Covid 19 sjell edhe koagulimin e gjakut.
“Shkakton koagola në të gjithë trupin, kjo mund të sjellë infarkt të trurit, zemrës, probleme të mëlçisë. Ca thonë se dëmtimet që le në veshka janë të pariparueshme. Ajo që mund të them është se Covid 19 nuk po sillet si virus respirator. I pari dëmtohet truri, shkakton konfuzion mendor, të folurit përçart, jep pagjumësi, pra ndodh dëmtim i qelizës së trurit nga virusi. Kemi pasur tre raste pacientësh ku e kemi vërejtur një gjë të tillë, jep dëmtime të qelizave trunore”, tha Pipero