18 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shtyhet afati për rritjen e taksës së karbonit për qymyrin, Erion Braçe kundër: Kohë e gjatë, këto kompani ndotin dyfish mjedisin

by News Albania
01/12/2023
in Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
Shtyhet afati për rritjen e taksës së karbonit për qymyrin, Erion Braçe kundër: Kohë e gjatë, këto kompani ndotin dyfish mjedisin
45
VIEWS
Share on Facebook

Shtyhet afati për rritjen e taksës së karbonit për qymyrin, teksa pritej që të hynte në fuqi më 1 janar të 2024-ës, taksa do të hyjë në fuqi më 1 korrik të 2026-ës.

Komisioni i Ekonomisë, ka pranuar kërkesën e kompanive të sektorit të industrisë së prodhimit të çimentos, çelikut dhe ferro-kromit, për të shtyrë në kohë afatin për të rritur taksën e karbonit për qymyrin.

Ndërkohë, deputeti socialist, Erion Braçe është shprehur kundër shtyrjes së afatit për shtyrjen e kësaj takse. Sipas Braçes, afati që po u lihet bizneseve është i madh, ndërsa shtoi se këto kompani ndotin dyfish mjedisin.

DISKUTIMET
Eduard Shalsi: “Ideja është që këto kompani do të bëjnë me miliona euro investime, në mënyrë që të gjejnë burime alternative për ti përdorur në aktivitetin e tyre. Në këtë rast bëhet me kërkesë të industrisë së çimentos.
Ervin Mete: Kemi diskutuar dhe pranuar argumentin tuaj për t’ju dhënë më shumë kohë. Do ishte më e pranueshme 1 janar 2026 ose 1 korrik, por duhet të ndryshojë kalendari dhe rritja në 2026 të jetë me 1 lekë dhe të rritet në mënyrë të përshpejtuar për të arritur në 15.3 lekë në vitin 2030. Ne synojmë frenimin e qymyrit si lëndë djegëse në këtë sektor dhe të tjerë. Ne do ti qëndronim një janarit me një kalendar të shtuar, që në vitin 2030 të kemi ngarkesën e parashikuar në kalendar”.

Erion Braçe: “Ne ju kemi dhënë shumë favore këtyre fabrikave. Asaj të madhes në fushë Krujë u dha mundësia e privatizimi, fabrikave të tjera në këtë zonë ju është dhënë me ligj parlamenti me koncesion, ju është dhënë leja për të ngritur një fabrikë çimento dhe ju është dhënë me ligj parlamenti sipërfaqe e paimagjinueshme pyjore. Pas këtyre favore ato nuk mund të zgjidhnin zgjidhjen më ordinere të mundshme. Kanë zgjedhur teknologjinë më të rëndë të mundshme, atë të qymyrit, dhe ndotin dyfish mjedisin. Po të shohësh në mëngjes, sepse punojnë natën dhe pa filtra, kur bie vesa apo shiu e shikon nëpër makina. Mendoj se koha që ju është vënë në dispozicion është shumë e gjatë për atë qëllim që ne kemi, të godasim efektin e karbonit dhe të mos ndotin ambientin. Sa ju takon kostove, këto fabrikat e çimentos, rritën çmimet pa asnjë lloj ndikimi, dhe për pasojë u rrit çmimi në ndërtim. Ata kishin vetëm impaktin e energjisë elektrike. Këto kompanitë duhet të kuptojnë se biznesi nuk bëhet pa lek, dhe fitimi të jetë shumë i madh”.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt

Në qeli prej 10 shkurtit, Erion Veliaj kërkon laptop në burg…

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt

Në qeli prej 10 shkurtit, Erion Veliaj kërkon laptop në burg…

17/11/2025
Kriza e shkaktuar nga pushtimi rus, flet Arben Ahmetaj: Do të na duhen vite për të kapërcyer këtë krizë

Ministria e Drejtësisë dorëzon në Zvicër kërkesën për ekstradimin e Arben Ahmetajt

17/11/2025
Banorët e Kalivaçit në protestë, bllokojnë aksin Qukës–Qafë Plloçë, tensione me drejtuesit e mjeteve, ndërhyn policia

Banorët e Kalivaçit në protestë, bllokojnë aksin Qukës–Qafë Plloçë, tensione me drejtuesit e mjeteve, ndërhyn policia

17/11/2025
Protesta e opozitës para Kryeministrisë, policia merr masat: Ja rrugët që bllokohen

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, policia merr masat: Ja rrugët që bllokohen

17/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In