19 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Presidenti kroat kërkon falje për vizitën në Shqipëri: Më falni, por ju gënjeva

by News Albania
29/08/2020
in Aktualitet, Politikë, Uncategorized
0
34
VIEWS
Share on Facebook

Presidenti kroat Zoran Milanoviç u kërkoi falje qytetarëve të vendit të tij se i kishte mashtruar duke deklaruar më parë se udhëtimi i tij në mesin e muajit Gusht në Shqipëri ishte privat.

Milanoviç tha se kishte bërë takim zyrtar me Kryeministrin Rama ku ishte i pranishëm edhe një ushtarak kroat i cili kishte mbërritur nga Maqedonia, madje edhe ambasada kroate ishte informuar për udhëtimin.

Milanoviç tha se nuk kishte bërë pushime, edhe pse në foto dukej i relaksuar me bashkëshorten dhe të birin duke ngrënë me çiftin kryeministror shqiptar.

Edhe pse deklarohet se ishte një udhëtim zyrtar, Milanoviç nuk ka asnjë urdhër udhëtimi për përdorimin e helikopterit dhe jahtit të Titos.

Presidenti e konsideron skandal të vogël faktin se ai nuk ka as dokumente për pagesën e fjetjes pasi deklaron se akomodimin ia pagoi Rama.

Anëtarët e Komisionit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit që po hetojnë rastin, nuk ishin të kënaqur me deklaratën e Presidentit.

Në fotot e mediave kroate shihet jahti ‘Ucka’ i gjatë 39 metra, që me 15 pjesëtarë të ekuipazhit solli nga Dubrovniku në Durrës e më pas në portin e Himarës familjen presidenciale kroate. Ky jaht ka njohur në lundrim mysafirë të mëdhenj, si ish-Presidentët egjiptian Gamal Abdel Nasser dhe Anëar al-Sadat, udhëheqësi i Libisë Muammar al-Gaddafi, divat e hollivudit Elizabeth Taylor dhe Sophia Loren.

‘Unë nuk dua të sfidoj Komisionin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Unë nuk kam fshehur asgjë dhe kam deklaruar gabimisht se ishte vizite private.

Shpenzimet e udhëtimit u mbuluan nga buxheti i shtetit kroat ndërsa akomodimi u bë në rezidencën shtetërore të Republikës së Shqipërisë. Kontakti shoqëror me burra shteti të huaj është një formë e punës time.

Çfarë lloj fotografish doni që të publikoja? Mbase doni nga ato të gruas time me rroba banje. Jo, nuk është e mundur, prandaj vendosa që të mos lejoja mediat kroate të vinin atje’.

Kostot e udhëtimit privat të Presidentit në Shqipëri me një jaht të Marinës Kroate ‘Ucka’ arrijnë në 75,000 kuna. Milanoviç mohoi të ketë bërë biznes me Kryeministrin shqiptar në të kaluarën, por mediat kroate shkruajnë se Rama i dha vëllait të ndjerë të Milanoviç një kontratë jo transparente të softuerëve për mbikëqyrjen në internet që kishte të bënte me lëshimin e faturave fiskale me vlerë 15.2 milionë Euro.

Asnjë studim i efektshmërisë së kostos nuk është kryer në Shqipëri për këtë prokurim publik, i cili është i zakonshëm të bëhet në prokurime të tilla. Milanoviç, i cili mburrej publikisht në vitin 2017 se ishte këshilltar për integrimin i Kryeministrit shqiptar Rama, dje e mohoi këtë fakt.

Bërja e biznesit me Shqipërinë, sipas mediave në Zagreb, ishte ndoshta një burimi kryesor i të ardhurave për kompaninë e Milanoviç, ‘EuroAlba’. /Klan+

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania