Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj ka qenë i pranishëm në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Libohovë, shkollën 9-vjeçare në Nepravishtë dhe shkolla të tjera të njësive administrative të bashkisë Libohovë, ku në prezencë edhe të kryetares së bashkisë Libohovë znj. Luiza Mandi, është bërë shpërndarja e një pjese të donacionit të fondacionit italian “Corpi Sanitari Internazionali” për fëmijët e klasave fillore dhe 9-vjeçare të këtyre shkollave. Gjithashtu nga ana e institucionit të Prefektit të qarkut është dhuruar një kompjuter për bibliotekën e shkollës “Avni Rustemi” në funksion të mbarëvajtjes dhe zhvillimit të procesit mësimor.
Nga ana e drejtuesve të shkollave janë shprehur falenderimet ndaj fondacionit italian “Corpi Sanitari Internazionali” për kontributin e tyre si dhe vlerësuan mbështetjen e vazhdueshme të institucionit të Prefektit të qarkut Gjirokastër.
Prefekti i qarkut z. Aliaj theksoi se angazhimi i tij do të jetë maksimal në mbështetjen e institucioneve, të cilat kanë në vëmendjen e tyre zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve duke kontribuar për zgjidhje të qëndrueshme të problemeve të tyre në funksion të një të ardhmeje më të mirë.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka