Politikani italian vret me armë zjarri imigrantin maroken.
Politikani italian nga radhët e partisë së krahut të djathtë “Lega” dhe njëherazi avokati i njohur, Massimo Adriatici, ka vrarë me armë zjarri një migrant.
Adriatici, i cili është përgjegjës për sigurinë publike në qytetin Lombard të Voger, qëlloi me armë 39-vjeçarin maroken, pas një sherri për motive banale në një lokal.
Imigranti i plagosur u transferua menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’iu mbijetojë dot plagëve. Shëndeti i marokenit u përkeqësua gjatë natës gjersa vdiq këtë mëngjes, raporton Corriera dela serra.
Policia ka vendosur në arrest shtëpie politikanin, ndërsa ky i fundit pretendon se marokeni, personazh i njohur për policinë, sulmoi mysafirët në një gjendje të dehur, përfshirë edhe atë.
Matteo Salvini, pretendon se Adriatici veproi në vetëmbrojtje, gjë që është konfirmuar edhe nga politikani, i cili theksoi se ka licencë për armën.