11 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Paratë ‘ çmendin’ drejtorin e ujësjellësit Elton Kacidhja, 300 milion lekë makina me qera, aferë me Sokol Zotkajn

by News Albania
29/01/2021
in Kronikë
0
206
VIEWS
Share on Facebook

Paratë ‘çmendin’ drejtorin e ujësjellësit Elton Kacidhja, 300 milionë lekë makina me qira, aferë me Sokol Zotkajn

Drejtori i Erion Veliajt në krye të ujësjellësit të Tiranës hyn në histori, bën një studim për vjedhjen e radhës, thotë se është më e leverdishme të paguash 300 milionë lekë për makina me qira se sa t’i blesh ato
Bashkia e Tiranës, sipas të gjitha indicieve, denoncimeve me fakte, raporteve të KLSH etj., është kthyer nën drejtimin e Erion Veliaj në një nga qendrat më të mëdha të korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri.

Në një kohë kur në Bashkinë e Tiranës po bëhen letrat për t’i dhënë Sadri Abazit tenderin me vlerë 8 milionë USD për pastrimin e ¼ të qytetit, drejtori i Ujësjellësit, Elton Kacidhja, ka shpallur një tender të ‘çmendur’, për të marrë disa makina me qira për Ujësjellësin me vlerë 300 milionë lekë.

Në vend që të blihen makinat dhe të mbeten në pronësi të shtetit, Kacidhja kërkon të shpërdorojë paratë publike, duke i ndarë me personin me të cilin ka fiksuar pazaret.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në disa raporte, ka denoncuar si abuzues praktikën e marrjes me qira të makinave, me vlerë që në disa raste tejkalon vlerën e vetë makinave. Megjithatë, Kacidhja thotë se ka bërë një studim, sipas të cilit është më mirë që makinat të merren me qira.

“Arsyet pse autoriteti kontraktor ka zgjedhur që të sigurojë këtë shërbim me anë të leasing, lidhet me rezultatet e studimit të bërë për avantazhet dhe disavantazhet që ofron Shërbimi Leasing. Në përfundim të studimit janë marrë treguesit, sipas të cilëve është më e leverdishme, më ekonomike dhe më efikase marrja me qira e automjeteve për plotësimin e nevojave të shoqërisë, se blerja e tyre”.

Për të hedhur poshtë konkluzionet e KLSH dhe logjikën më elementare ekonomike, Kacidhja ka bërë një studim për të pretenduar të kundërtën.

Në fakt Elton Kacidhja është ‘usta’ sa i takon abuzimit me paratë publike. Kohë më parë ai është akuzuar se ka ndarë 60 mijë USD me Sokol Zotkajn, kur Kacidhja ishte drejtor i Drejtorisë e Përgjithshme Nr.2 të Punëtorëve të Qytetit në Bashkinë Tiranë. Kacidhja i dha një tender kompanisë ‘I T E. Grup’ të Sokol Zotkajt me ofertë më të lartë, duke përjashtuar tre kompani me ofertë më të ulët. Diferenca ishte 60 mijë USD. Në këtë rast, Elton Kacidhja nuk ka pasur nevojë për ‘studim’. Pas kësaj ‘përvoje’, Veliaj i besoi ujësjellësin ku ‘llokmat’ janë më të mëdha dhe që duket që Kacidhes ia kanë marrë mend, deri kur të veprojë drejtësia.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania