Një tjetër ngjarje e rëndë, është shënuar në një spital të Oklahoma, në SHBA, ku një person i armatosur që mbante një pushkë dhe një pistoletë, vrau hyri në spital dhe vrau katër persona.
Zëvendës shefi i Departamentit të Policisë Tulsa, Eric Dalgleish, konfirmoi numrin e të vrarëve dhe tha se edhe vetë autori kishte humbur jetën nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri.
Policia gjithashtu, në raportin e saj tregon se disa persona kanë mbetur të plagosur edhe pse nuk e kanë raportuar nurin e të lënduarve.
Kujtojmë që kjo ngjarje vjen pas asaj në Teksas, ku një adoleshent me breshëri plubash hyri në shkollë duke vrarë 19 persona, mësues dhe nxënës.