Sot po mbahet seanca ndaj ish ministrit Fatmir Mediu, në lidhje me “Gërdecin”.Gazetarja Klodiana Lala raporton se avokatët e Mediut kanë kërkuar që pyetja e pesë shtetasve amerikanë të bëhet përmes videokonferencës, pasi kjo do të ishte në të mirë të prpocesit dhe do të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës.Amerikanët kanë ofruar si një mundësi, marrjen në pyetje të tyre nga agjentët e FBI.Avokatët kanë kërkuar autorizimin si ndërmjetës të gjeneral major Andrew Turley.GJKKO ka rrëzuar kërkesën e avokatëve, duke vendosur që dëshmirtarët të pyeten nga agjentët e FBI.
Mediu nuk është sot i pranishëm në sallë pasi po merr pjesë në seancën e Kuvendit.