Kreu i PD Sali Berisha, ishte dje në Fier, ku u takua me mbështetësit e tij demokrat. Nga Fieri ai sulmoi sërish Kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij, po qëndron në pushtet në mënyrë të paligjshme.
“Vazhdoi me dhunimin e votës, vazhdoi me patronazhistët. Vazhdoi me përdorimin e të gjithë shtetit për votën. Vazhdoi me bandat, terrorin dhe sot qëndron në pushtet në mënyrën më të paligjshme që mund të qëndrojë një njeri”,-tha Berisha.