NTELEKTUALËT E QYTETIT
DHE PUSHTETARËT.
(Dedikuar mesuesit, studiuesit dhe shkrimtarit Vlash Prendi) Në një shkrim timin me titull "PËR BASHKOHËSIT E MI LAÇIANË", botuar kohë më parë dhe postuar dhe në rrjetin social fb, ku risolla në kujtesë me emra e mbiemra sa munda të kujtoja, personalitete që kishin lënë gjurmë në kurbin, mora qindra falenderime nga rrjetet sociale dhe nga telefonatat e shumta. Ishin pikërisht ata, që ndër vite e lartësuan emrin e qytetit dhe të rrethit, janë pikērisht ata dhe kēta intelektualë të shquar që vazhdojnë tja ruajnē me dinjitet atë emër. Si çdo qytet apo rreth tjetër edhe Kurbini ka intelektualët e tij të shquar që kanë kontribuar apo vazhdojnë të japin kontribute tê jashtëzakonēshme në të gjitha fushat e shkencës, artit, kulturës, sportit, bujqësisē, zhvillimit urban, turizëm etj. Veçoj prej tyre disa nga më të spikaturit që mbajnë grada dhe tituj shkencorë, si Dr. Sinan Tafaj, Prof. Doktor Sabri Laçi, siç mbajnë ca të tjerë titullin kampionë sporti si Marinda Preka, Vojsava Lika, apo të tjerë intelektualë që kanë botuar libra studimorë, shkencore, përpos atyre letrarë, si Mal Berisha, Pjeter Nikolla, Nikoll Leshi, Zef Hidri, Vlash Prendi, Kastriot Marku, Ymer Hysa, Zef Pjetri etj. Ka këngëtarë, rapsodë, gazetarë, ushtarakë, mësues etj që kanë bërë emër duke u njohur në mbarë Shqipërinë. Mbase dikush mund të shprehet se për veten e tyre i kanë, punën e tyre kan bërë, por në fakt nuk është krejtësisht kështu. Ata jo thjeshtë kanë promovuar veten, por i kanë dhënē krenari qytetit dhe rrethit. Si kudo tjetër, veç këtyre intelektualëve të spikatur, ka edhe shoqata e organizata që ushtrojnē aktivitetin e tyre në ndihmë të familjeve tê varfëra, shtresave në nevojë, personave me aftësi të kufizuar, njerëzve të braktisur, të dhunuar, fermerêve etj. E shpreh me bindje të plotë se kjo ndihmë e disa prej këtyre organizatave apo shoqatave nuk është thjeshtë modeste. Kanë lënë gjurmë të dukëshme. Organizata si: World Vizion me Drejtore Blerina Gjidiaj, organizatë që jo vetëm sa më sipër, por ka mbështetur e financuar disa panaire bujqësore, blegtorale, artizanale, jo vetëm në sheshin e qytetit, por edhe në zona rurale si ai në Shën Prende në Gallatë dhe ai në ullishtën e Gjormit. Po ashtu èshtè sponsor i rëndësishëm i aktiviteteve të shumta promovuese që zhvillohen në këtë rreth. Fara e Mirësisë me drejtuese Vera dhe Sandër Molla prej vitesh veç sa më lart u vijnë në ndihmē personave me aftësi të kufizuar pērmes fizioterapistit, psikologut dhe logopedit. Po kështu edhe Kryqi i Kuq Shqiptar me drejtuese Izota Avdyli në ndihmë tē fermerëve, familjeve në nevojë, personave me aftësi të kufizuara etj. Organizata Sebastia, përmes të rinjve Emarilda Leti, Elton Laska dhe të rejave si anëtar të saj ndikoi fuqishëm te Europa Nostra, që monumenti i kulturës Ura e Zogut mbi lumin Mat, të futet në 7 monumentet më të rrezikuara nē Europë dhe të merret nën mbrojtje duke hartuar projekt për restaurimin dhe lëvruar fonde, Shoqata e Miqësisë Shqipēri-Itali me President të saj z. Nikoll Lleshi, si e vetmja shoqatë kombëtare me qendër në Kurbin, falë përkushtimit dhe mbështetjes së donatorëve jo rrallë mbush me aktivitete kulturore hapësirën kurbinase. I theksova sa më sipër, për faktin se drejtuesit e këtij rrethi prej 30-të vitesh as që duan tja dijjë për këta njerëz dhe për këta kontibutorë dhe promoves të vlera më të mira . Askush si ka të evidentuar, as pushteti dhe as partitë politike. As qè duan tja dijnë për ta. Ata duan rreth vetes vetëm servilë që tu sherbejnë. Kam marrë pjesë në shumē aktivitete të organizuara nga shoqata shkencore, kulturore, artistike etj. Të gjithë organizatorēt shpreheshin se kishin ftuar titullarē të pushtetit, deputetë, drejtorë etj, por asnjë nuk ndodhej i pranishëm. Arsyet, e kush mē tepēr se indiferentizmi i tyre duke i nën vlerësuar apo “përçmuar” aktivitete të tilla mund të ishte, për tē mos thēnë edhe niveli nën mesatar i të zgjedhurve. Si kudo edhe në këtë rreth ndahen nga jeta, apo dalin në pension njerëz të spikatur që kanē lënë gjurmë. Askush nuk kujtohet pēr ta, tu bëjë qoftë dhe një ceremoni të vogël duke i nderuar me një Çertifikate Nderi apo Çertifikatë Mirënjohje.. Mbase titullari nuk mund ti arrijē ti kapē tē gjitha, por zyrat pērkatëse duhet të ja sygjerojnë. Por çthem kështu, ku ka zyra të pavarura apo punonjës të guximshëm. Të gjthë rrogëtarë dhe të pamundur, kērcënimi me vëndin e punës do të thotë të luash me kafshatën e bukës. Me mbështetje apo pa mbështetje, me stimuj apo pa stimuj moralë nga pushtetarët, intelektualët do e vazhdojnë misionin e tyre. Bota e tyre është e madhe, përshkon hapësira shpirtërore, duke u ruajtur në kujtesē përjetësisht dhe jo thjeshtë si e një pushtetari që zgjat vëtëm sa mandati që ishte në pushtet dhe që jo rrallë kujtohet dhe për korrupsion ose paaftesitë e tij. Historia e ka vërtetuar, janë harruar mbretër, presidentë, kryeministra, por kurrsesi shkencetarët, poetèt, shkrimtarët. Ndaj ju sygjeroj pushtetarëve i vlersoni intelektualët e qytetit e të rrethit, ata janë pasuri dhe krenari.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka