Facebook “liçenson” pornografinë.
E pabesueshme ajo, që ka ndodhur me Facebook-un. Nuk ka shume ditë që hapsirat e tij janë të pakufijshme për poronografinë. Me dhjetra firma farmaceotike, individë me biznese,apo firma abuzuese, në një garë të shfrenuar për të ekspozuar “shpikjen” e shekullit! Reklama e fëlliqur ka si lejtmotiv:-“Si t’i bëjmë meshkujt krenar dhe femrat të lumtura!” Maskarallëku reklamues abuziv lidhet vetëm me organin mashkullor. Nuk po hyjë në detaje, se me vjen ndot nga vetja. Shumica prej jush, edhe i ka parë. Ato i ndjekin edhe djemtë e vajzat adoleshente. Kjo, sepse kanë celular të kushtueshëm e kureshtje. Ku po e çojmë këtë kategori rinore? Kjo është pyetje retorike. Shteti hesht. Heshtje në sistemin arsimor. Shoqëria civile në gjumë. Nesër nuk ka për të na zërë gjumi!
