Fundjavë festive: “RETRO” në vitet “20-“30 në Shkodër
Koleksioni i mjeteve historike “Retro” u ekspozua në datat 29-30 Maj në Shkodër, në një prej qyteteve më të vjetër të Shqipërisë ku përveç trashëgimnisë së lashtë historike dhe kalasë së Rozafës që qëndron mes rrjedhës së tre lumenjve të Bunës, Drini e Kirit, nën origjinalitetin e freskisë së natyrës dhe djepit të artit ruan arkitekturën veneciane nëpër rrugët e ndërtesat e veta. Mes tyre, në rrugicat e lagjes muzeale të njohur si G’juhadol (e më pas në shëtitoren e Shirokës) u rikthye gjallërueshëm fryma dhe stili i veshjeve, kërcimeve e muzikës Jazz&Swing të viteve “20-“30, nën vargëzimin e makinave të vjetra që vazhdonin të ishin një mrekulli më vete. Për të gjithë nostalgjikët e këtyre viteve (përfshirë edhe mua) u organizua ky aktivitet emocionues nga Hemingway Fan Club Albania në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, Drejtorinë e përgjithshme të shërbimeve të transportit rrugor, Insitutit Italian të Kulturës në Tiranë, Abi Bank, ARBSECURITY, dhe falë përkushtimit të Mirsad Basha , drejtuesi i “EKO mendje” e njëkohësisht përfaqësuesi për Shkodrën në këtë organizim unik që në vitin 2021 bashkoi hareshëm njerëz nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi nën ngjyrimin e tingujve të vitit 1921. Arjola KONDAKÇIU