IMER HYSA:
VLERËSIM DHE NDERIM GAZETARËSH NË DIVJAKË. E premtja e kësaj fundjave do të ishte e veçantë për qytetarët Divjakas. Mjediset e qytetit dhe salla e Shtëpisë së Kulturës së qytetit do të përcillnin hareshëm emocionet festive të një dite të veçant
ë nēn moderimin e shkëlqyer të moderatores gazetare Greta Hoxha n/kryetare e UGSH-se Qarku Fier Unioni i Gazetarëve Shqipta
re ( Kryetar Vladimir Muçaj), Shoqa
ta kombëtare Kulturore Ress Egnatja, media
( President Xhimi Vila) online Newsalbania.a
l ( drejtor Vladimir Muçaj bashkia Divjakē për të dytën herë rradhasi në këtë qytet do të ndante Çmimet "Aristidh Kola" në gazetari. Ishte pikërisht Divjaka vëndi i origjinës së herëshme të këtij arvanitasi të shquar dhe Rilindasi të fundit që i kushtoi jetën studimeve të origjinës së shqiptarëve. Juria profesionale me përberje të gazetarëve të mirnjohur dhe kryesuar nga drejtori i medias Kosova
info z. Ilir Krasniqi mes shumë të propozuarve do të përzgjidhte këta personalitete të gazetarisë shqiptare. Znj. Anila Hoxha, gazetare investigative ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në Televizionin Kombëtar Top Channel, gazetarin e afirmuar njëherazi Kryetar i Unionit të Gazetarëve Dega Elbasan z. Besim Dybeli si dhe gazetarin e hershëm "të rrëmbyer" nga politika, njeriun që bën opozitë brënda pozitës, mikun e fermerëve z. Erion Braçe. Ceremonia e akordimit të çmimeve u realizua përmes një aktiviteti artistik që për vlerat që shpalosi kaloi kufinjtë e një spektakli të mirfilltë
.
Tre kampionët e gazetarisë shqiptare për këtë vit, vlerësuar nga Unioni i Gazetarëve Dega Fier, në fjalën e tyre u shprehën jo vetëm të emocionuar, por edhe të nderuar për këtë çmim të lartë që mban emrin e një prej studiuesve më të guximshëm që e pagoi me jetën e tij aktivitetin gjurmues përmes hulumtimeve të origjinës shqiptare dhe kryesisht të Arvanitasve.
Edhe në darkën e organizuar në një nga restorantet e agroturizmit të zonës, u diskutua rreth jetës dhe veprës së këtij patrioti të shquar, ku gazetarët e pranishëm u njohën me projektet e kësaj bashkie rreth vlerësimit të këtij patrioti të shquar me origjinë nga Divjaka si emërtimi i një rruge me emrin e tij, vendosjen e bustit të tij në qendër të qytetit si dhe me akordimin e një buxheti të pëvitshëm për të përmbushur me sukses aktivitetin përkujtimor në nderim të tij.
Veç sa më sipër miqtë gazetarë vizituan edhe mjediset e mrekullueshme të lagunës ku u njohën me pyllin e virgjër si dhe me florën dhe faunën e kësaj lagune të miradministruar..