Në kujtesë për një mik të mirëIshte tetori vitit 1998 kur bëra vizitën time të parë në Elbasan, në Shqipëri. Isha ftuar nga Ad Voets, një këshilltar holandez, i cili ishte përfshirë në disa projekte atje për njëfarë kohe. Detyra ime kryesore ishte të shkruaja një raport për shkollën Onufri, pasi një OJF holandeze ishte e gatshme të përmbushte dhe të financonte një projekt të nevojshëm për atë shkollë. Kështu u njoha me Astrit Loparin. Nga ajo ditë deri në vdekjen e tij, e kam konsideruar atë si një nga miqtë e mi më të mirë, edhe pse jetonim gati 2200 kilometra larg njëri-tjetrit. Më ka bërë përshtypje talenti i studentëve të tij dhe forca dhe motivi artistik që buronte nga Astriti. Për shkak të natyrës së tij frymëzuese, edhe unë u frymëzova qysh në momentin e parë për të bërë diçka për shkollën. Herën e parë u përpoqa të ndihmoja me materiale vizatimi dhe pikturimi, por puna më e madhe do të vinte pas. Ndaj m’u lejua të ndanim bashkë me Astritin lumturinë duke i nisur shkollës së tij një kamion plot me instrumente muzikorë. Shkolla kishte një mungesë të madhe të këtyre. Për shkak të procedurave të pafundme e të gjithfarëllojshme burokratike në kufi, ku marrëveshjet e bëra papritmas dolën se nuk ishin marrëveshje, transporti u vonua në mënyrë të panevojshme, por unë ende mbaj mend si të ketë ndodhur dje se si e kemi përjetuar mbërritjen e kamionit. Kjo ngjarje ishte, më tha më shumë se një herë Astriti, ngjarja më e bukur e karrierës së tij. Fondacioni “Skampa”, të cilin e kishim krijuar në Holandë deri tani ka qenë i përfshirë me Elbasanin. Në këtë mënyrë, po përmes një OJF holandeze, ne mundëm të jepnim një kontribut të madh në rindërtimin e shkollës që u dëmtua seriozisht gjatë krizës së Kosovës. Më kujtohet kur isha duke pirë kafe me Astritin dhe ai mori një telefonatë për t’u takuar me eprorët e tij të mësimdhënies. Ai mendoi se kafeja ishte po aq e rëndësishme se ai takim. Ne e dinim: hapësira ajrore shqiptare u mbyll. Unë duhej të shkoja në shtëpi dhe bashkë me mua edhe Ad Voets, i cili ishte shume i sëmururë atë kohë. Ishte një udhëtim emocionues kthimi nga Shqipëria në atë kohë, por gjithçka shkoi mirë. Bashkë me Astritin realizuam disa projekte në fushën artistike. Unë kisha kontakte në Unionin Europian të Shkollëve së Muzikës dhe më lejohej të ftoja Shkollën Onufri çdo dy vjet për të marrë pjesë në një festival të madh Europian. Kemi kaluar javë të paharrueshme në Wohlen (Zvicër) dhe Linz (Austri). Kam ndjesinë e mirënjohjes ndaj kryetarit të atëhershëm të Bashkisë së Elbasanit, z. Hysen Domi, i cili bëri të mundur këto udhëtime të elbasanasve. Fatkeqësisht, gatishmëria e bashkisë për ta bërë këtë, u shua pas gjashtë vjetësh. Ftesat i kisha përherë të gatshme, por udhëtimet nuk mund të organizoheshin, pasi kufizimeve ishin të çuditshme dhe unë nuk i kuptoja dot. Më shumë se një drejtor, Astriti ishte dhe muzikant i shquar i shkollës. Njohuritë e tij mbi historinë e muzikës dhe historinë në përgjithësi, ishin fenomenale dhe unë kam mësuar shumë prej tij gjatë viteve. Një herë e vura re famën e tij në një udhëtim për në Tiranë mbi qafën e Krabës. Ne u ndaluam nga policia diku gjatë rrugës, ndërkohë që ata po diskutnin me zë të lartë me ca shqiptarë të tjerë që kishin ndaluar. Çështja ishte se nuk po e gjenin dot emrin e malit që dukej tutje. Unë ende nuk flisja gjuhën shqipe, kështu që nuk e kuptova atë diskutimin të nxehtë. Kur pyeta se çfarë po ndodhte, përkthyesi im tha: Policia dhe udhëtarët nuk bien dakord për emrin e saktë të atij mali, ndaj kur panë Astritin, të cilin e njohën dhe menduan se me siguri ai do ta do ta dinte përgjigjen. Dhe ai e kishte përgjigjen. Edhe kur projektet me fondet holandeze për shkollën Onufri u mbyllën, unë vazhdoja të takoja Astritin gjatë vizitave të mia në Elbasan. Hera e fundit ishte maji të vitit 2019. Kemi patur darkën e lamtumirës në restorantin e vëllait të tij, Shpëtimi. Astriti më dha si kujtim një dosje me fotografi. Ai e dinte që kisha humbur shumë fotografi nga udhëtimet e mia shqiptare. Unë do të vazhdoj ta çmoj këtë si një kujtim të një njeriu kaq të veçantë.
Alex Le Mat
Holandë, 8 janar 2021