Jane disa parti-partiçka “kryetar”, të cilat dhe pse quhen “parti”, ato kanë vetëm kryetarë, sekretare dhe ndonjë zyrë garsionere me qira, të cilat të pafuqishme për të konkurruar të vetme në zgjedhje, të dështuara në pazaret e afruara dhe me nepsin për pushtet në zonat që lakmojnë, kane vite qe marrin pjese ne fushata zgjedhore ,pa asnje anetar Partie, nuk di pse nuk ju hiqet e drejta per te qene Parti , po nuk paten aktivitete dhe nje sasi anetaresie, hyne ne listat e Partive te medha si “Koka te Medha” por qe jane konsumuar,dhe nuk kane më çfare te premtojne..
Politikanët e sotëm nuk mund te shikohen më si udhërrëfyes – atyre iu janë shterruar idete. Ata nuk kanë çfarë të ofrojnë më shumë dhe nuk mund të shërbejnë si katalizatorë për ndryshime thelbësore. Le të shpresojmë që tre dekada pas përmbysjes së komunizmit, shoqëria shqiptare është në gjendje të prodhojë politikane të rinj te pa korruptuar që do të zotërojnë aftësitë drejtuese që kërkon e ardhmja e kombit tonë.