SHTEGU_TURISTIK RADOSTINË_APOLONI_TEMPULL_SHTYLLAS_RADOSTINË.
.
Fier:Udhëtimi në shetgun turistik Radostinë-Apoloni-tempulli i Shtyllasit-Shtyllas- Shën Ilia dhe kthimi në një tjetër shteg drejt Radostinës, është padiskutim një nga eksplorimet më fantastike që mund të bësh në natyrën fierake. Dhe qershia përmbi tortë e këtij udhëtimi, e dini cila është? Janë pikëtakimet në cdo destinacion të udhëtimit me trashëgiminë kulturore. Rrallë ndodh që në udhëtimet përmes shtigjeve të egra natyrore të takosh kaq shumë trashëgimi kulturore, kaq shumë histori njerëzore dhe gojëdhëna barinjsh.
Tani në fillim vere, ky shteg është magjepsës! Udhëtimi në të është një ndër përvojat dhe avneturat më fanatstike që mund të përjetoni!
Pasi lë pas fshatin Radostinë, udhëtimi nis nga maja më e lartë e fshatit, në të majtë të rrugës së dheut, në krah të vendstrehimeve ushtarake, ku ndalimin e parë e bën tek lapidari i Leni Shytërmesë, me historinë e së cilës jeton i gjithë fshati Radostinë.
Tek vendi, të cilin vendasit e quajnë “gurët e kripës” lartësia e kodrave të Radostinës të jep mundësinë të shijosh peizazhe të mrekullueshme natyrore: Manastirin e Apolonisë, fushën e Fierit deri në zemër të qytetit, gjithë fushën e Adriatikut të Fierit, deri në Adriatik sin ë pëllëmbë të dorës.
Rreth e rrotull syri të shikon pamje të Fierit dhe fshatrave të tij që nuk i shikon asgjëkund tjetër vecse në kodrat e Radostinës!
Këtu ka përfunduar udhëtimi “i lehtë” me natyrën! Menjëherë do ta shikosh veten të zhytur në bimësi të egër nga koka tek këmbët!
Bimësia e egër, si e llahtarisur, ka mbuluar komplet shtegun turistik, sa këmba të zhytet në jeshillëk dhe të çash përpara e ke të pamundur po të mos përdorësh ndonjë shkop. Bimësia e egër ka përhumbur komplet shtegun turistik në gjelbërim!
Udhëtimi nëpër të, që nga gurët e kripës deri në afërsi të Apolonisë ngjan me një udhëtim si në oaze që ta ka ënda shumë ta lëshosh veten në atë pyll gjelbërimi të egër, që vështirë ia gjen fillimin dhe fundin nëse nuk ndjek shokun e grupit.
Pozicioni strategjik i kodrave, dominuese deri në bregdet, “justifikon” praninë e shumë fortifikimeve ushtarake, ndërtuar nga Enver Hoxha për të përballuar luftën imagjinare kundër armiqve të ardhur nga deti.
.
Shtegu kalon shumë afër anës jugperëndimore të Apolonisë, e cila të shoqëron gjatë në këtë udhëtim.
Për të shkuar tek Tempulli Antik, monument kulture, merr rrugën tatëpjetë që të çon në fshatin Shtyllas dhe më pas orientohesh lehtë për të shkuar drejt saj. Një shtyllë rreth 14 m e lartë që të intrigon me historinë që daton nga shekulli i 5-të para Krishtit dhe gojëdhënat rreth saj.
Shumë pranë Tempullit Antik, rreth 200 metra më në veri të tij, ndodhet shtëpia e Ongarëve, edhe një monument tjetër kulture, vendosur në pllajën më të bukur të fushës së Apolonisë.
Pasi lë pas edhe kullën e famshme të Ongarëve, shtegu turistik kalon në rrugën prej dheu dhe cakulli që të çon në fshatin Shtyllas. Një fshat i urtë dhe i heshtur, por me njerëz fytyrëqeshur.
Shumë afër Shtyllasit rruga e pashtruar, por me peizazhe mahnitëse fshati, të conë direkt tek kisha e Shën Ilias, një kishë me arkitekturë të vecantë krahasuar me kishat e tjera të Myzeqesë. Një ndalim ku merr doza të forta paqeje, bekimi dhe gjelbërimi!
.
Për të dalë aty ku e nisëm shtegun turistik, vazhdon udhëtimin në atë rrugë çakulli rrethuar nga të gjitha anët me vreshtari, ullishta, pemtari të cilat krijojnë peizazhe fshati mahnitëse!
.
Kudo gjelbërim, kudo toka të stolisura me punë! Edhe po këpute ndonjë mën, fik, ftua, rrush, kumbull a zerdeli, nuk të thotë kush “plaç me gojë”!
.
Por kujdes, nëse merr rrugën e gabuar: aty ka filluar aventura!
Ajo rrugë kush e di se ku të nxjerrë dhe një zot e di se çfarë kënaqësie përjeton, sa të duhet të mbash brinjët me një dorë dhe tjetrën të çash ferrat sa një bojë njeriu që të kanë bllokuar të gjitha shtigjet! Fier: 20 Qershor 2020