Disa kanale të menaxhuara nga Rusia në Telegram raportojnë për një prezencë të madhe të forcave ushtarake serbe në kufi me Kosovën.
Në videot e postuara dallohen pajisje dhe mjete të rënda ushtarake që zhvendosen, sipas tyre drejt kufirit me Kosovën, ku Serbia pretendohet se do të nisë stërvitjen ushtarake në shkallë të gjerë.
Megjithatë videot dhe pretendimet janë të paverifikuara. Kujtojmë se sot në mesnatë hyn në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë, ndërsa në veri të Kosovës janë vendosur forca të shumta të KFOR.