11 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Manastirliu: Ja plani i masave për lëvizjen nga 1Qershori

by News Albania
29/05/2020
in Uncategorized
0
37
VIEWS
Share on Facebook

Plani i masave lehtësuese, Manastirliu: Nga 1 Qershori lejohet lëvizja në të gjithë territorin, hapen një seri aktivitetesh dhe kufijtë tokësorë pa vetëkarantinim

Që këtë fundjavë hiqen kufizimet e lëvizjes dhe aktiviteteve të biznesit në çdo zonë, por nuk do të lejohet dalja nga perimetri i zonave të kuqe deri me 1 Qershor

29 Maj, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë një komunikimi me publikun ka bërë të ditur të gjitha aktivitet që do të lejohen prej 1 Qershorit duke zbatuar në mënyrë strikte masat dhe protokollet e sigurisë. Pas rekomandimeve nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, Manastirliu ka deklaruar se prej datës 1 Qershor do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin dhe do të hapen çerdhet e kopshtet, një seri aktivitetesh dhe kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin e detyruar dy javor dhe duke e vendosur atë vetëm për raste specifike.

“Nisur nga vlerësimi epidemiologjik deri tani, sipas vendimit të Komitetit Teknik është vendosur që të ndjekim planin e miratuar në strategjine e rihapjes dhe nga data 1 Qershor: Lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, pa kufizim. Do të hapen çerdhet dhe kopshtet, duke zbatuar protokollet e sigurisë së miratuar. Do të hapen kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin dy javor, si një masë e që po ndiqet edhe në vendet europiane dhe vendet e rajonit. Masa e vendosjes së karantines dy/javore do të mbetet në fuqi, për raste të veçanta me urdher të autoriteteve shendetesore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC”, tha Manastriliu.

Duke bërë të ditur se edhe plazhet do të hapen prej 1 Qershorit, Manastirliu theksoi se kush nuk zbaton procedurat e publikuara do të penalizohet.

“Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posatcme nga një autoritet i përkohshëm që është ngritur peër këtë periudhëe dhe që do të administrojë lejet per cdo stacion plazhi nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçantë për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. Ndaj ftojmë të interesuarit të zbatojnë procedurat që do të bëhen publike nga MTM, duke informuar se çdo kush që shkel rregullat për arsye përfitimi në plazh do të penalizohet”, tha Manastirliu.
Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit si dhe palestrat sipas protokolleve të sigurisë.
Ministrja Manastirliu nënvizoi se në fundjavë do të hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset, por edhe këtë fundjavë nuk do të lejohet lëvizja e rezidentëve nga zonat e kuqe në zonat e gjelbërta deri të hënën kur këto kufizime do të hiqen.

Duke u shprehur se situata e epidemisë ende nuk ka përfunduar Manastirliu u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve që të mbrojnë shëndetin e qytetarëve për të mos thyer rregullat për grumbullimet publike. Ministrja ka apeluar që me hapjen e madhe nga 1 Qershori qytetarët dhe bizneset të rrisin më tepër vigjilencën duke zbatuar distancimin fizik, masat e higjenës personale dhe udhëzimet e protokolleve në aktivitetin e përditshëm.
“Një thirrje për më shumë përgjegjshmëri për të gjithë aktorët, palët politike, organizatat, që së bashku të mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe të mos rrezikojmë, duke thyer rregullat në një kohe kur virusi nuk është zhdukur dhe ku grumbullimet publike favorizojnë përhapjen e tij. Situata e epidemisë nuk ka përfunduar. Ndaj kjo fazë e hapjes së madhe dhe lirisë aq shumë të dëshiruar për të gjithë duhet patjeter të shoqërohet me vetëndergjegjësim të lartë, për të zbatuar ato që secili prej nesh ka në dorë: Distancimin fizik; Masat e Higjenës Personale; Zbatimin e Protokolleve në aktivitetin e përditshëm. Vetëm kështu mund ta gezojmë lirinë në normalitetin e ri”, u shpreh Manastirliu.

Mbeten ende të mbyllura transporti publik, për të cilin po hartohet një protokoll i veçantë me Ministrinë e Transporteve që do të bëhet publik së shpejti. Ndërsa deri më datë 23 Qershor do të mbeten të mbyllura aktivitetet kulturore, kinematë, teatret, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat dhe dëgjesat publike.D.D

Tags: Kronike
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania