Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:20, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi P. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kasnicë, Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.