Ditën e sotme, uniformat blu në Dibër, kanë vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili ishte dënuar me 6 muaj burg për vjedhje.
Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se pas hekurave ra Alesio Iskurti.
“Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ndaloi shtetasin A. I., 34-vjeç, banues në Peshkopi, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.