Policia e Lushnjës pranë fëmijëve talasemikë.
Dhuro gjak, shpëto jetë!
Policia është pranë komunitetit, jo vetëm për të përmbushur detyrat e saj funksionale, por edhe me mbështetje në anën humane.
Ditën e sotme, 20 punonjës të Komisariatit të Lushnjës kanë dhuruar gjak për të ndihmuar miqtë tanë të vegjël që kanë nevojë.
Çdo person që dhuron gjak është një hero për fëmijët talasemikë.
Dhuroni jetë duke dhuruar gjak!