Gjykata e Posaçme rikthen për gjykim çështjen për ish-ministrin Saimir Tahiri
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme të Apelit ku do të njihet me vendimin për akuzat ndaj tij.
Tahiri ka ecur i buzëqeshur drejt dyerve të gjykatës i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.
Tahiri një vit më parë është dënuar 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.
Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.